“Bordi i Paqes” së Trump, Kokalari-Ramës: Ose ke falur Sazanin, ose do paguash 1 miliardë USD

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ftesën që Presidenti amerikan Donald Trump, i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama, për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes” për Gazan. E ndërsa disa nga liderat botërorë kanë refuzuar kushtin për të paguar 1 miliardë dollarë cash që të kenë një vend në Bord, në Shqipëri ftesa po trajtohet si një trofe që Kryeministri ka marrë nga Presidenti amerikan.

Kokalari në reagimin e saj shprehet se “nëse Edi Rama nuk ka nënshkruar për të dhënë 1 miliard dollarë cash në vitin e parë, kuptoni se ka investuar bollshëm duke “falur” Sazan-in dhe zona të tjera. Po ashtu, ka marrëveshje me Emiratet për projektin 2 miliardë euro në bregdetin e Durrësit, që kritikohet për mungesë transparence dhe favorshmëri fiskale”.

“Nëse Rama beson realisht se këto “idiotlliqe” do t’i ngrenë vlerat, më lejoni t’i kujtoj se nuk ka medalje apo kontrata idiote që mund të ndryshojnë reputacionin e tij të dëmtuar nga akuzat për korrupsion.

Si e tillë, është tejet e nevojshme që Rama të bëjë publike urgjentisht çfarë ka nënshkruar me këtë ftesë, dhe mbi të gjitha, të bëjë publike marrëveshjet me Emiratet, që janë kontrata bashkëpunimi që nuk mund t’i aprovojë e firmosë vetë pa kaluar në Parlament”, shkruan Kokalari

Postimi nga Evi Kokalari

Edi Rama më në fund publikoi letrën e ftesës nga Trump për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes në Gaza…

Por Edi Rama lë shumë detaje jashtë.

Në radhë të parë, sipas raportimeve të Bloomberg dhe mediave të tjera ndërkombëtare si Middle East Eye, The Times of India dhe The Straits Times, ftesa u është dërguar shumë shteteve, duke përfshirë Shqipërinë, Brazilin, Qipron, Hungarinë, Italinë, Rumaninë, Indinë, Argjentinën dhe Kanadanë. Kjo nuk është një nder ekskluziv siç e prezanton Rama, por një thirrje e gjerë për pjesëmarrje në një iniciativë të Trump-it për rindërtimin dhe qeverisjen e përkohshme të Gazës.

Lexoni letrën e Ramës vetë. në faqen e dytë, Trump i referohet “charter-it të bordit” si dhe planit gjithëpërfshirës të këtij projekti. Madje, Trump thekson se shteti, në rastin tonë, Shqipëria nën drejtimin e Ramës, duhet të nënshkruajë pikërisht charter-in e bordit për t’u bërë pjesë e bordit themelues. Pra, këtu ka një kontratë të qartë, dhe për t’u bërë pjesë e saj, duhet të nënshkruash dhe të pranosh kushtet e saj.

Sipas Bloomberg dhe raportimeve të tjera, një nga kushtet kryesore është kontributi i 1 miliard dollarëve në vitin e parë për fondin e “Bordit të Paqes”, i cili do të mbikëqyret nga vetë Trump dhe ekipi i tij, duke përfshirë Jared Kushner-in. Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se nuk kërkohet 1 miliard dollarë për të hyrë fillimisht, por për të mbetur pjesë e bordit përtej 3 viteve të para, një dallim që nuk ndryshon thelbin: angazhimi financiar është i detyrueshëm për pjesëmarrje të plotë.

Se çfarë po bën Trump këto kohë është temë për diskutime të gjata, por Edi Rama, nëse ky është një nder kaq i madh, do ta kishte botuar këtë lajm së pari në X ku e ndjekin të huajt, duke përfshirë liderë të tjerë shtetesh. Pse ka nevojë ta tregojë vetëm para nesh, dhe jo para kolegëve të huaj?

Përveçse, ndoshta, kolegët e tij kanë marrë të njëjtën ftesë dhe e kanë refuzuar.

Në fakt, raportet tregojnë se Izraeli e ka refuzuar këtë bord (dhe me të drejtë, sipas disa analistëve).

Më parë ju kam vënë në dijeni për aktivitetet e Jared Kushner-it në Gaza – sipas raportimeve nga The Guardian, ABC News, New York Post dhe Wall Street Journal, Kushner-i është i përfshirë në plane për rindërtimin e Gazës si një “smart city” me resorte luksoze, duke e quajtur bregdetin e Gazës “pronë shumë të vlefshme në bregdet”. Kritikët e akuzojnë për konflikt interesi, pasi fondi i tij Affinity Partners ka marrë miliarda dollarë nga fondet sovrane të Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve.

Edi Rama, nëse nuk ka nënshkruar për të dhënë 1 miliard dollarë CASH në vitin e parë, kuptoni se ka investuar bollshëm duke “falur” Sazan-in dhe zona të tjera. Po ashtu, ka marrëveshje me Emiratet për projektin 2 miliardë euro në bregdetin e Durrësit, që kritikohet për mungesë transparence dhe favorshmëri fiskale.

Nëse Rama beson realisht se këto “idiotlliqe” do t’i ngrenë vlerat, më lejoni t’i kujtoj se nuk ka medalje apo kontrata idiote që mund të ndryshojnë reputacionin e tij të dëmtuar nga akuzat për korrupsion.

Si e tillë, është tejet e nevojshme që Rama të bëjë publike urgjentisht çfarë ka nënshkruar me këtë ftesë, dhe mbi të gjitha, të bëjë publike marrëveshjet me Emiratet – që janë kontrata bashkëpunimi që nuk mund t’i aprovojë e firmosë vetë pa kaluar në Parlament.

Sigurisht, vetëm nëse ka tapinë e Shqipërisë në emër të Kristaq Ramës, bujrum, bëje publike – ndryshe, bë publike çfarë ke firmosur në emër të këtij kombi dhe bëje urgjentisht.

Ndryshe, SPAK duhet të nisë hetimet për të zbuluar kujt po ia shet Shqipërinë

Related Posts

Nëna e mbylli në institucion dhe e detyruan të pastronte tualete – sot ajo është milionere e Hollywood-it

Drew Barrymore lindi në vitin 1975 në një nga familjet më të famshme të Hollywood-it. Mbiemri Barrymore ishte legjendë në botën e filmit dhe dukej sikur fati…

‘Vdes Lulzim Basha dhe Xhensila Myrtezaj’! BIRN: Faqja online që po u bën ‘funeralin’ personazheve të njohur publike

“Dhimbje/ Vdes këngëtarja e njohur”, shkruan postimi në Facebook. Teksti shoqërohet me një kolazh fotosh të një prej këngëtareve më të njohura shqiptare. Faqja thotë se ajo…

Ministria e Financave njoftim TE RENDESISHEM per pensionistet

Ministria e Financave njoftoi se vetëm disa kategori të caktuara të pensionistëve të Kosovës janë të liruar nga detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në zyrat e pensioneve…

Prej kohesh larg ekranit, Anjeza Shahini ben postimin befasues per kusheri Mirin

Anjeza Shahini ka dalë hapur në favor të Mirit, pas akuzave dhe komenteve të babait te Selin, gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania. Përmes…

E rëndë/ 15 fëmijë dërgohen në spital pas një incidenti të rrezikshëm në një çerdhe, çfarë NDODHI?

Një incident i rëndë ka tronditur Jerusalemin pasi 15 fëmijë janë transportuar me urgjencë në spital pas një ekspozimi të dyshuar ndaj një substance të rrezikshme në…

Zbulohet LETRA/ Rama i përgjigjet Trumpit: Jam në gatishmëri të plotë për të

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dërguar Shqipërisë si përfaqësues, për të qenë pjesë e…