Angli: Shqiptari dënohet me 10 vjet burg për tentativë vr*sjeje ndaj një polici. Shan edhe gjyqtarin që e dënoi

ANGLI – Një shtetas shqiptar është dënuar me 10 vjet burg pasi u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj një oficeri policie, të cilin e ndoqi me sharrë elektrike gjatë një incidenti të rëndë në Skoci.

Liridon Kastrati, 32 vjeç, u dënua nga Gjykata e Lartë në Glasgow, pasi në nëntor u shpall fajtor për tentativën e vr asjes së oficerit të policisë Gary Cowan, pas një gjyqi të zhvilluar në Gjykatën e Lartë në Paisley.

Sipas raportimeve të Sky News, ngjarja ndodhi më 6 maj 2024 në zonën Renfrewshire, pasi automjeti Volkswagen që drejtohej nga Kastrati u përplas me një makinë policie. Oficeri Cowan deklaroi se iu afrua Kastratit për ta arrestuar, por situata u përshkallëzua kur i pandehuri u kthye te makina e tij, mori një sharrë elektrike, e ndezi dhe nisi ta ndiqte duke bërtitur fyerje ndaj policisë.

Në dëshminë e tij, oficeri Cowan tha se Kastrati e ndiqte me sharrën elektrike të ngritur dhe se kishte frikë reale për jetën e tij. “Mendova se nëse nuk krijoja distancë, ai do të më vriste,” u shpreh ai, duke shtuar se ishte i tmerruar dhe besonte se mund të pësonte dëmtime fatale.

Gjatë shpalljes së dënimit, gjyqtari William Gallacher e cilësoi ngjarjen si jashtëzakonisht të rëndë, duke theksuar se gjatë karrierës së tij nuk kishte hasur kurrë përdorimin e një sharre elektrike si armë në një akt dhune. “Kjo duket si diçka e marrë nga filmat horror,” tha gjyqtari, duke e cilësuar sulmin si të tmerrshëm dhe tejet të dhunshëm.

Pamjet e kamerave të sigurisë dhe të telefonave celularë treguan se disa automjete u detyruan të ndalonin ose të ngadalësonin, ndërsa një burrë me sharrë elektrike ndiqte një oficer policie në rrugë publike. Një qytetar i pranishëm u përpoq të ndihmonte policin, duke e ftuar të hynte në makinën e tij për t’i shpëtuar jetën.

Kolegët e oficerit Cowan mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan Kastratin. Gjykata bëri me dije se pasi i pandehuri ndaloi së vrapuari dhe e la sharrën elektrike, një anëtar i publikut e largoi atë për të shmangur rrezikun.

Akuzat për prishje të qetësisë publike, vjedhje automjeti dhe shkelje të rregullave rrugore u tërhoqën nga prokuroria gjatë gjyqit. Megjithatë, gjykatësi theksoi se “veprimet ishin aq të shëmtuara dhe të dhunshme saqë kërkonin një ndëshkim të rëndë”.

Pas shpalljes së dënimit, Kastrati reagoi me zemërim në sallën e gjyqit, duke goditur bankën e të akuzuarve dhe duke bërtitur ndaj gjyqtarit, përpara se të largohej nga rojet e sigurisë.

Nga ana e tij, avokati mbrojtës deklaroi se Kastrati kishte vepruar në mënyrë impulsive dhe irracionale pas aksidentit, duke u ndikuar nga stresi dhe frika për statusin e tij të emigracionit. Mbrojtja kërkoi lehtësim të dënimit, duke theksuar pendesën e të pandehurit, mbështetjen familjare dhe mungesën e precedentëve penalë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…