Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë.
Efektivët, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka siguruar dosjen hetimore ndaj tyre, ku në vijim të veprimeve hetimore të kryera është administruar akti i ekspertimit teknik të celularëve të sekuestruar, janë evidentuar të ruajtura biseda të zhvilluara në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp” midis punonjësit të policisë i identifikuar si E.P., dhe R.T., po ashtu punonjës policie, me përmbajtje të organizimit dhe ushtrimit të lojërave të fatit.
Polici me inicialet E.P.: He mo tiger se te thash me vilu dy skedina po i vuna tjeter kund se me vonove
Polici me inicialet R.T: Iken 200 mij lek
Polici me inicialet E.P.: naj ndeshje te sigurt
Polici me inicialet R.T: Argjentina 2/3plus Mexica 2/plus 70 mij lek… mos na ven skedina fituse o boss ta marrim te qet at %
Polici me inicialet E.P.: Un kam lujt nja dy neshje sot mbrapsh kam kap 4 skedina
Polici me inicialet R.T: Jam 3.7 plus… Nuk du me i prek ma
Polici me inicialet E.P.: Jo mos maj shpresa te shefi tpakten deri nga mesi mujit
Polici me inicialet R.T: Ore po hapja user altinit mor vlla e i ban llogarite nfund muji
Polici me inicialet E.P.: jam te i marr borxh 1 milion
Polici me inicialet R.T: ti je pronari nr1
Polici me inicialet E.P.: ej neser duhet me dorzu leket e llotos
Polici me inicialet E.P.: kshuqe po erdhe te pijm kafe… Thuj te rrije ai ja japim i 5 mij leksh ma shum a 10 ja jap un
Polici me inicialet R.T: thash se neser duhet me shku me ba dorzimet e lekve
Polici me inicialet E.P.: ok se i them un per kte nuk a problem
Polici me inicialet R.T: por per leket e llotos
Polici me inicialet E.P.: A i ka cu?
Polici me inicialet R.T: Iliri
Polici me inicialet R.T: ke edhe ti 1 mili e 50
Polici me inicialet E.P.: 1 miljon o jet
Polici me inicialet R.T: 50tshja esht e ktij muji
Polici me inicialet E.P.: 50 jan te mujit
Polici me inicialet R.T: qe kena hy … e i kam leket po i kam than atij shokut qe ia kam marr kur i qova 2.2 milion
Polici me inicialet E.P.: pasneser duhet me qu leket e llotos
Lexo edhe: “200-en time mbaje, t’pata marrë 200 për kushon”/ Zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë, si vinin skedina dhe organizonin baste sportive
Nga sa më sipër ka dyshime se shtetasit E.P dhe R.T, të dy punonjës policie të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojrave të fatit. E.P. ka bashkëpunuar edhe me shtetasin I.T. në kryerjen e veprës penale.
R.T. prej datës 16.05.2016 është punonjës i “Policisë së Shtetit”, me funksion aktual Specialist për Krimet në Zonën Policore Nr. 16 në Stacionin e Policisë Manëz në Komisariatin e Policisë Durrës, ndërsa personi nën hetim E.P. ndodhet me masë sigurimi “Arrest në burg’ në kuadër të këtij procedimi penal i dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga nenet 109/b/2 dhe 283/1 të Kodit Penal.
Janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuar në prova se punonjësit e policisë E.P dhe R.T. në mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë vepruar në kundërshtim me parashikimet e sanksionuara në Ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, neni 17 ku përcaktohet se Policia e Shtetit ka detyrë: “Të parandalojë, zbulojë dhe hetojë në përputhje me legjislacionin në fuqi, veprat penale dhe autorët e dyshuar të kryerjes së tyre”. “Të marrë, trajtojë dhe referojë pranë strukturave përgjegjëse, ankesat e shtetasve, në mënyrë të veçantë kallëzimet penale ose informacionet e dhëna në rrugë të ndryshme për vepra penale, si dhe kryen detyra të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi”./Top Channel