Sot janë mbushur plotë 15 vite, nga ngjarja e rëndë e “21 janarit” 2011,
ku 4 protestues të paarmatosur humbën jetën para kryeministrisë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, në protestën e thirrur nga Partia Socialiste.
Edi Rama teksa rikujton ngjarjen e rëndë, kryeministri deklaroi se 4 të vrarët ende nuk po prehen dot në paqe, ndërsa gishtin e drejton nga drejtësia që i ngjan një breshke.
“MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i
ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë” ka shkruar Rama,