Kursi i Euros pëson sërish rënie, prek minimum të ri historik

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka prekur një minimum të ri historik ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 96.44 lekë, duke zbritur lehtësisht poshtë nivelit të mëparshëm prej 96.46 lekësh, që ishte shënuar më datë 24 dhjetor.

Në përgjithësi, kursi i këmbimit ka tendencën të shënojë një korrigjim të lehtë në rritje gjatë muajit janar, por këtë vit një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe në muajin e parë të vitit, Euro ngelet pranë niveleve më të ulëta historike, madje duke prekur një rekord të ri, çka është e pazakontë për këtë periudhë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, një situatë e tillë reflekton kërkesën e pakët për Euro në këtë periudhë, kombinuar me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane.

Një faktor tjetër që besohet se e mbajti Euron në nivele të ulëta ishte edhe efekti i munguar i shpenzimeve buxhetore. Në vitet e mëparshme, rritja e shpenzimeve në ditët e fundit të vitit kishte sjellë rritje të shpejtë ofertës së Lekut dhe zhvlerësim të përkohshëm të monedhës vendase në kursin e këmbimit. Gjatë dhjetorit 2025 dhe janarit 2026 ky efekt ishte i papërfillshëm, çka mund të jetë një tregues se shpenzimet buxhetore gjatë vitit të kaluar nuk u realizuan dot në masën e planifikuar.

Tendencat mbiçmuese e Lekut në kursin e këmbimit me Euron vijoi edhe vitin e kaluar. Vetëm blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë e ngadalësuan rënien e kursit Euro-Lek.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të pestin vit radhazi në 2025 dhe preku një minimum të ri historik. Euro u këmbye vitin e kaluar mesatarisht me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme.

Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.

Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2025 në nivelin 96.77 lekë.

Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun në 31 dhjetor ka rënë me 1.4%. Por, ndërkohë, edhe fillimi i vitit 2026 po shfaq një tendencë të mëtejshme të rënies së kursit të Euros./Monitor

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…