Karamuco jep detaje TE FORTA nga aksioni i SPAK-ut!

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi detaje nga operacioni i SPAK-ut në call centerin që vepronte në një kullë në qendër të Tiranës ku u arrestuan 10 persona.

Karamuço përjashtoi mundësinë që operacioni të jetë dekonspiruar nga policia, pasi siç tha operacioni është nisur vetëm nga agjentët e BKH dhe policia është thirrur në ndihëm vetëm në një moment të dytë.

Ai shpjegoi se call centerat që ushtrojnë veprimtari të tillë të paligjshme disponojnë një buton të kuq që fshin gjithçka nëse ka kontroll nga policia, ndaj BK ka synuar ndërhyrjen në flagrancë për ta shmangur kr ta shmangur këtë.

“Aksioni në Shqipëri u bë për të kapur në flagrancë pasi provat deri diku ishin. Flagranca kishte të bënte me një buton të kuq që nuk duhej shtypur.

Është një buton që Call Centerat që bëjnë veprimtari të tilla të paligjshme e kanë në atë mënyrë që sapo administratori e shikon që dikush vjen për kontroll, e shtyp atë buton dhe çdo gjë fshihet nëpër të gjithë kompjuterët.

BKH këtë synoi, që të arrestojë ose ndalojë fillimisht punonjës të sigurisë ose të brendshëm që kishin kartën manjetike për të hapur derën pa i rënë ziles, për t’i kapur në flagrancë.

Fakti që disa nga këta persona të mbrojtjes perimetrike të sigurisë kanë qenë me armë, do të thotë që mund te kenë qenë punonjës shteti, por kjo është për t’u hetuar.

Po njëri prej tyre ka bashkëpunuar menjëherë me BKH dhe ka treguar se ku ishin transferuar kompjuterët, te këndi i lojërave te Rruga e Elbasanit, ku është bërë edhe sulmi i dytë, ku edhe është kërkuar ndihma e policisë së shtetit pasi situata ka dalë nga parashikimi.

Policia nuk ka ditur gjë fare, operacioni ka nisur vetëm nga agjentët e BKH dhe është marrë policia vetëm kur është nevojitur nga agjentët.

Ka nisur një hetim në SPAK nëse dekonspirimi ka dalë nga BKH apo nga italianët, por policia përjashtohet plotësisht.

Ka disa operacione që SPAK po i bën vetëm me BKH dhe u dekonspirohen, do të thotë që ka vetë probleme”, tha Karamuço në emisionin Now në Euronews Albania

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…