Paralajmëron meteorologia, merrni masat

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet mbi Italinë qendrore dhe që do të përfshijë gradualisht gjithë Ballkanin.

“Një qendër ciklonare është e pozicionuar prej disa ditësh në Italinë jugore, kryesisht Sicili, por përgjithësisht Italinë jugore.

Kjo qendër ciklonare po zvogëlohet dhe zhvendoset drejt juglindjes, pra po vjen drejt jugut të Ballkanit.

Megjithatë ka një spostim dhe një dhe një devijim të tillë që po i shkon Greqisë. Kjo stuhi e këtyre ditëve nuk na prek, por një tjetër stuhi ciklonare po fuqizohet me Mesdheun perëndimor.

Ajo qendër ciklonare do të na prekë dhe neve, përgjithësisht Ballkanin, duke prodhuar reshje me intensitet të paktën mesatar për të gjithë territorin shqiptar”, tha në “Dita jonë” meteorologia Tanja Porja.

Sipas saj, aktualisht vendi ndodhet në kushte relativisht të qëndrueshme, me reshje të pakta dhe lokale, ndërsa temperaturat kanë shënuar rritje, duke arritur deri në 15 gradë Celsius në zonat jugperëndimore.

Por kjo situatë do të ndryshojë në fundjavë, kryesisht të dielën dhe të hënën, kur sistemi ciklonar do të sjellë reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin.

“Deri të dielën reshjet janë krejt të pakta dhe të karakterit lokal, janë vetëm në disa zona ndërsa kjo qendër ciklonare sjell një sistem të fuqishëm me vranësira për të gjithë Ballkanin.

Në disa zona të Ballkanit do të sjellë reshje shiu, në disa zona më në brendësi reshje dëbore. Në territorin shqiptar do të sjellë kryesisht shi, por edhe pak dëborë, duke qenë se temperaturat nuk është se do të luhaten shumë në vlerat minimale.

Do të qëndrojnë rreth zeros dhe lehtësisht negative, gjë e cila reshjet i bën që të jenë dëbore vetëm në zonat e thella malore. Pjesa më e madhe do ketë reshje shiu”, shtoi ajo.

Related Posts

E trishtë! Ky është qyteti i parë shqiptar që po “vd*s”! Nuk ka ngelur pothuajse asnjë i ri

Ballshi dikur qyteti i naftëtarëve sot nuk mund të quhet më i tillë pasi uzina e përpunimit të naftës nuk ekziston më dhe të gjithë punonjësit e…

SKANDAL/ Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë: Stafi mjekësor pa rroga që në dhjetor

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për vonesën ekstreme në kalimin e pagës për punonjësit e shëndetësisë. Sipas Shoqatës, edhe pse…

Paolo Fox vjen me lajmin BEFASUES: Nga sot horoskopi BEKON 4 shenja ne pasuri

DASHI Nëse një situatë nuk ju përshtatet më, ajo duhet të ndryshojë shpejt. Menjëherë. Ju keni energji, ide dhe guxim, por rrezikoni t’i shpërdoroni ato nëse vazhdoni…

I fundit! Vdekje e dhimbshme e një vajze të re në Tiranë

Ngjarje e rëndë në Tiranë: 30-vjeçarja humb jetën pas rënies nga pallati Një ngjarje tragjike është regjistruar në rrugën “Ilia Dilo Shepëri”, ku një grua 30-vjeçare ka…

Moti i keq bënë NAMIN në Greqi, shënohen dy v*ktima dhe dëme të mëdha!

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar dy viktima. Viktima e parë është një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur…

𝐌ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐣𝐚 𝐌𝐢𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐀𝐠𝐨𝐥𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐭𝐲, 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝, 𝐪ë ç𝐝𝐨 𝐦𝐚𝐧𝐠ë𝐬𝐢 𝐭ë 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐬, 𝐞 𝐪𝐮𝐚𝐧 𝐝ë𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭ë 𝐦ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭

MESAZH Për ty, prind, që çdo mangësi të fëmijës, e quan dështim të mësuesit. E vërteta duhet thënë qartë: shkolla nuk zëvendëson familjen. Mësuesi nuk mund të…