Lajm i fundit nga moti, detajet

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet mbi Italinë qendrore dhe që do të përfshijë gradualisht gjithë Ballkanin.

“Një qendër ciklonare është e pozicionuar prej disa ditësh në Italinë jugore, kryesisht Sicili, por përgjithësisht Italinë jugore. Kjo qendër ciklonare po zvogëlohet dhe zhvendoset drejt juglindjes, pra po vjen drejt jugut të Ballkanit. Megjithatë ka një spostim dhe një dhe një devijim të tillë që po i shkon Greqisë.

Kjo stuhi e këtyre ditëve nuk na prek, por një tjetër stuhi ciklonare po fuqizohet me Mesdheun perëndimor. Ajo qendër ciklonare do të na prekë dhe neve, përgjithësisht Ballkanin, duke prodhuar reshje me intensitet të paktën mesatar për të gjithë territorin shqiptar”, tha në “Dita jonë” meteorologia, Tanja Porja.

Sipas saj, aktualisht vendi ndodhet në kushte relativisht të qëndrueshme, me reshje të pakta dhe lokale, ndërsa temperaturat kanë shënuar rritje, duke arritur deri në 15 gradë Celsius në zonat jugperëndimore.

Por kjo situatë do të ndryshojë në fundjavë, kryesisht të dielën dhe të hënën, kur sistemi ciklonar do të sjellë reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin.

“Deri të dielën reshjet janë krejt të pakta dhe të karakterit lokal, janë vetëm në disa zona ndërsa kjo qendër ciklonare sjell një sistem të fuqishëm me vranësira për të gjithë Ballkanin. Në disa zona të Ballkanit do të sjellë reshje shiu, në disa zona më në brendësi reshje dëbore.

Në territorin shqiptar do të sjellë kryesisht shi, por edhe pak dëborë, duke qenë se temperaturat nuk është se do të luhaten shumë në vlerat minimale. Do të qëndrojnë rreth zeros dhe lehtësisht negative, gjë e cila reshjet i bën që të jenë dëbore vetëm në zonat e thella malore. Pjesa më e madhe do ketë reshje shiu”, shtoi ajo,

Related Posts

Sa shpejt ikin vitet! Nga “Ngjyra e kuqe” te jeta si familjar/ Keni për t’u surprizuar, Floriani është bërë baba i dy fëmijëve! (FOTO)

Të gjithë e mbajmë mend si djaloshin e vogël dhe tejet simpatik që “vodhi” zemrat e publikut shqiptar përkrah Adrian Gaxhës me hitin e padiskutueshëm “Ngjyra e…

Pas shumë vitesh, një ballafaqim i fuqishem në Big Brother VIP Albania (Video)

Të gjithë sytë janë drejtuar te spektakli i nesërm i “Big Brother VIP Albania”, i cili premton të jetë një nga mbrëmjet më të zjarrta dhe plot…

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga Shikuesja e njohur Baba Vanga nga Bulgaria është e njohur për…

Kënga “Zemra e re” bëhet virale, Labinot Tahiri i shkruan Elijonës!

Këngëtari Labinot Tahiri në emisionin “Weekend”, u shpreh mirënjohës ndaj Elijonës për viralitetin e këngës së tij “Zemra e Re”. “I kam shkruar në Instagram dhe i…

Psikologia flet për gjendjen shëndetësore të Gjestit dhe situata nuk duket aspak mirë

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, aktualisht ndodhet në paraburgim dhe ka bërë një deklaratë të rëndësishme para gjykatës, duke shprehur se veprimet për të cilat…

Tensionet e forta në Big Brother: A do të ketë pasojat e rënda për Rogertin?

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë në një atmosferë të tensionuar, ku situata ka arritur në një pikë kulmore pas një debati të ashpër mes…