Ndryshon çmimi i siguracionit të makinave/ Sa do të paguajnë shoferët këtë vit…

Në nga fillimi i këtij viti, ka hyrë në fuqi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta (TPL).

Ky sistem nënkupton se drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme gjatë vitit paraardhës do të paguajnë prime më të larta sigurimi, ndërsa ata që nuk kanë shkaktuar dëme do të paguajnë prime më të ulëta.

Sipas llogaritjeve, penalizimi për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme do të jetë ndjeshëm më i lartë se bonusi për ata drejtues mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme.

Vitin e kaluar, çmimi minimal i sigurimit të detyrueshëm, i llogaritur me parametrat më të ulëta të riskut (makina me fuqi motorike më të ulët se 1300 cm3, me vjetërsi deri në pesë vjet, me drejtues me përvojë më shumë se dy vite, individë dhe të regjistruar në një nga qarqet me shpeshtësinë më të ulët të dëmeve) ishte afërsisht 15500 lekë. Për këtë vit, një drejtues mjeti me të njëjtat parametra dhe që nuk ka shkaktuar asnjë dëm gjatë vitit 2024, do të paguajë afërsisht 15000 lekë.

Për qarqet e tjera, duke përfshirë Tiranën, vitin e kaluar çmimi minimal i siguracionit TPL ishte afërsisht 16 mijë lekë, ndërsa këtë vit do të jetë rreth 15400 lekë, në rastin kur drejtuesi i mjetit nuk ka shkaktuar dëme. Bonusi që përfitojnë drejtuesit e mjeteve pa historik dëmesh do të jetë rrjedhimisht në intervalin 3-4%, me ndryshime të vogla midis kompanive.

Shtrenjtimi për drejtuesit që kanë shkaktuar një dëm vitin e kaluar, krahasuar me tarifat e aplikuara gjatë 2025, do të jetë në intervalin 15%-20%, në varësi të kompanisë së sigurimit.

Për drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme vitin e kaluar, shtrenjtimi, në varësi të kompanisë, do të jetë në intervalin 33%-38%, krahasuar me tarifat e aplikuara vitin e kaluar,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…