Flet i akuzuari: Pse e vr*va Jani Aliajn?

I dyshuari për vr asjen e Jani Aliajt në burgun e Korydallos ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor, duke pretenduar se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas mediave greke, 28-vjeçari me shtetësi greke ka deklaruar se ndjehej i rrezikuar për jetën dhe se, sipas tij, ishte viktima ai që ishte paguar për ta eliminuar.

“Nëse nuk do ta vrisja unë, do të më vriste ai”, citohet të ketë thënë gjatë marrjes në pyetje, duke e lidhur ngjarjen me një konflikt të mëparshëm dhe një vrasje të ndodhur disa muaj më herët në zonën e Agios Panteleimonas.

Nga të dhënat e dosjes hetimore, Aliaj humbi jetën si pasojë e plagosjeve të shumta me mjet prerës, ndërsa gjatë përplasjes u lëndua edhe një i burgosur tjetër që tentoi të ndërhynte për t’i ndarë.

Autoritetet greke konfirmojnë se i dyshuari ka precedentë të rëndë penalë dhe është i akuzuar edhe për vepra të tjera të rënda.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një sektor të burgut pa kamera sigurie, në një moment kur të burgosurit kishin liri lëvizjeje brenda ambienteve. Sipas autoriteteve, para incidentit nuk ishin raportuar konflikte apo sinjale paralajmëruese mes viktimës dhe autorit të dyshuar.

Pas dhënies së dëshmisë, 28-vjeçari është rikthyer në qelinë e tij dhe pritet të përballet me procesin gjyqësor, ndërsa rrezikon dënime të rënda, deri në burgim të përjetshëm.

Jani Aliaj ishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, krim i ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Autoritetet shqiptare kishin nisur procedurat për ekstradimin e tij, me qëllim vuajtjen e dënimit në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…