Ftoi familjen në Dubai, shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht bie në “grackën” e tij

Autoritetet policore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë arrestuar në Dubai një shtetas shqiptar 39 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave ai ishte dënuar me 8 vite e 7 muaj burg për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.

39-vjeçari akuzohet se ishte kreu i një organizate të madhe kriminale që operonte në Itali dhe Shqipëri, duke trafikuar kokainë, marijuanë dhe hashash drejt vendeve të tjera evropiane, përfshirë Holandën. Gjatë aktivitetit kriminal, ai banonte në Noale, në provincën e Venecias, dhe konsiderohej drejtuesi operativ dhe vendimmarrës i grupit.

Sipas autoriteteve italiane, organizata nën drejtimin e tij vepronte kryesisht në zona si Mestre, Scorzè, Noventa di Piave dhe Jesolo, duke menaxhuar si furnizimin ndërkombëtar me lëndë narkotike, ashtu edhe shpërndarjen në tregjet lokale.

Shqiptari ishte në arrati që prej vitit 2019. Zbulimi i vendndodhjes së tij erdhi pas një “gabimi” gjatë periudhës së fundvitit, kur ai ftoi familjarët e tij në Dubai, duke tërhequr vëmendjen e autoriteteve hetuese.

Arrestimi u krye falë bashkëpunimit mes Policisë italiane, Interpolit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të projektit “WANTED”, i cili synon kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Identiteti i të arrestuarit nuk është bërë ende publik.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…