“Kërcënuese për jetën, kalohet në hipotermi”/ Alarmi nga stuhia: Mos dilni nga shtëpia

Rreth 200 milionë amerikanë janë paralajmëruar të përgatiten duke nisur nga e premtja për një stuhi dimërore jashtëzakonisht të ashpër, me reshje të dendura bore dhe ngrica, që përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Metereologët paralajmërojnë për kushte tejet të rrezikshme, teksa fronti ekstrem është duke lëvizur drejt lindjes. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS), tha se kjo valë të ftohti arktik vjen me temperatura nën zero, por për shkak reel feel do të krijojë një ndjesi akoma edhe më të fortë acari.

Ekspertët e tij flasin për një të ftohtë që nuk duhet nënvlerësuar, por duhet parë si “një kërcënim për jetën nga hipotermia dhe ngrirja e lëkurës së ekspozuar”.

Zyrtarët amerikanë të transportit, përfshirë autoritetet e aeroporteve në disa qytete të mëdha, kanë paralajmëruar për ndërprerje të udhëtimeve gjatë fundjavës, vonesa dhe anulime.

Stuhi dimërore parashikohet të lëvizë ngadalë nëpër SHBA, duke mbuluar me borë qytete si Memphis, Nashville, Washington DC, Baltimore, Philadelphia dhe New York.

Disa shtete amerikane tashmë, kanë shpallur gjendjen e emergjencës, teksa përllogaritet që stuhia të përhapet në një distancë prej rreth 3 mijë kilometrash, nga Nju Meksiko në juglindje deri në Mejn në verilindje gjatë fundjavës.

Një prej problemeve kryesore janë ndërprerjet e mëdha të energjisë elektrike, që i privojnë banorët edhe nga ngrohja.

Autoritetet amerikane kanë bërë thirrje që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë, nëse është e mundur, dhe të mos përdorin makinat.

Në disa pjesë të Minesotës dhe Dakotës së Veriut, temperaturat mund të bien deri në minus 45 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik amerikan.

Gardës Kombëtare amerikane i është kërkuar që të ofrojë mjete motorike për të mbështetur shërbimet emergjente./Top Channel

Related Posts

Zarf në BBVA pas debateve të ashpra, plot kërcënim dhe tensione/ Gimbo lexon vendimin e “Vëllait të Madh“!

Pas një jave të ngarkuar me debate të ashpra, kërcënime dhe tensione, “Vëllai i Madh” ka vendosur të ndryshojë tërësisht atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP…

Horoskopi ditor, e diel 15 mars 2026

Dashi Nuk do kënaqeni aq sa duhet sot ju te dashuruarit pranë personit qe keni ne krah dhe ka rrezik te kërkoni persona te tjerë. Beqaret nga…

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….