Raportohet se një person është th’erur me thikë, gjendja e tij e rëndë, i dyshuari në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 23 janarit 2026 në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një person është gjetur i gjakosur dhe në gjendje kritike, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Sipas informacioneve që ka pranuar Sinjali, rreth orës 15:30, Policia ka pranuar njoftim se në rrugën e Pejës, afër “Villa Motel Pisha”, dyshohej se ndodhej një person pa shenja jete.

Njësia policore ka dalë në vendngjarje dhe ka konfirmuar se viktima kishte ende shenja jete, por ishte i gjakosur rëndë. Në vend ka intervenuar ekipi i QKMF-së, i cili i ka dhënë ndihmën e parë viktimës dhe më pas e ka dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Burime bëjnë të ditur se viktima është A.K., rreth 59-vjeçae i cili po trajtohet në QKUK dhe në momentin e pranimit raportohet se ishte pa vetëdije.

Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu njësitë e hetimeve dhe forenzikës në Fushë Kosovë, ndërsa më pas edhe NJHP dhe Forenzika Rajonale, si dhe Prokurori kujdestar.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, viktima dyshohet se kishte shkuar në lokacion me veturën e tij me targa, së bashku me një person të panjohur, i cili dyshohet se është i përfshirë në rast dhe aktualisht gjendet në arrati. Në momentin kur kanë arritur njësitë policore, vetura nuk ishte më në vendngjarje.

Viktima dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime serioze në pjesën e fytit dhe kokës.

Related Posts

Protesta – E rëndë/ B’ombula e gazit lotsjellës G0DET të miturin në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë protestës së opozitës para godinës së Kryeministrisë, ku një bombulë e gazit lotsjellës ka goditur një të mitur në kokë….

Një grup deputetësh të PD përplasen me policinë; ambulanca merr të lënduar, mes tyre edhe një gazetar (VIDEO)

TIRANË – Një përplasje ka ndodhur mes demokratëve Gent Strazimiri, Klevis Balliu dhe Tomor Alizoti dhe forcave të policisë gjatë protestës së opozitës në kryeqytet. Situata ka…

Detaji/ Gjatë protestës u hodh gaz lotsjellës i skaduar që para dy vitesh

Gjatë protestës, gazetarët kanë vënë në dukje se, gazi lotsjellës i hedhur nga policia drejt protestuesve kishte skaduar prej më shumë se 2 vitesh. Policia përdori në…

Vr*u partneren në sy të fëmijës 4-vjeç, gjykata franceze dënon me burgim të përjetshëm Liridon Berishën

FRANCË – Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçarin Liridon Berisha për vr asjen e partneres së tij, Stephanie Di…

“Berishës t’i vihen prangat”, deklarata tr*nditëse e analistit: Organizator i vr*sjes së …

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në nje emision televiziv u shpreh se Sali Berishës duhet t’i vihen prangat si organizator i vr*sjeve të mbetur në tentativë ndaj…

Tragjike/ Qëllohet për vd*kje me a’rmë zjarri taksisti shqiptar, la pas tre fëmijë të mitur

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel, në Belgjikë. Viktima është identifikuar…