I riu shqiptar fiton 20,000 £ për 7 minuta live në TikTok nga burgu, shokon autoritetet britanike

Një shqiptar i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, Eugert Merizaj, ka arritur të fitojë rreth 20 mijë paund brenda vetëm 7 minutash përmes një livestream-i në TikTok, të realizuar nga brenda burgut ku ndodhet që prej vitit 2022. Sipas gazetës britanike The Sun, Merizaj përdori një telefon të futur në mënyrë të paligjshme në qeli, duke marrë pjesë në një lojë online ku ai dhe një person tjetër u kërkonin ndjekësve të dërgonin dhurata virtuale, të cilat më pas konvertohen në para cash. Në total, gjatë transmetimit live, ai arriti të mbledhë 5,429,625 pikë, ekuivalente me 20,000 paund.

Raportimi britanik thekson se Merizaj përdori disa llogari të ndryshme TikTok për të rritur fitimet, ndërsa dyshohet se paratë kanë kaluar në llogarinë e një miku të tij jashtë burgut. Gjatë transmetimeve, ai u pa i veshur me këpucë Dolce & Gabbana dhe duke ndezur cigare, ndërsa në një moment u mburr se nuk mund të dëbohej nga Britania pa firmën e tij. Ngjarja ka shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet britanike, ku Sekretari për Drejtësinë, Nicki Timothy, kërkoi ndëshkim të ashpër dhe deportim, ndërsa Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka nisur një hetim urgjent.

Pas reagimit të autoriteteve, TikTok bllokoi menjëherë llogaritë e Eugert Merizajt, duke i pamundësuar tërheqjen e shumës së grumbulluar. Merizaj është dënuar me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të një rivali të trafikut të drogës, Hemaëand Ali Hussein, krim i kryer në vitin 2019, ndërsa vendimi u dha në 2022. Mediat raportojnë se ai ka pranuar të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri dhe pritet të transferohet në qytetin e Fierit.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…