Bora Zemani flet për herë të parë, për raportin e Donaldit me Trixën: Mendova si ta shpëtoj marrëdhënien

Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së fundmi premton një rrëfim pa doreza. Për herë të parë pas shumë kohësh, Bora ka prekur temën delikate të faljes në çift, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë por të qartë ribashkimit me Donald Veshajn.

Në videon promovuese, Grida Duma e pyet hapur: “Në çfarë niveli fal ti?”. Përgjigja e Borës tregon pjekuri dhe një analizë të situatës që kaloi. Natyrisht nuk fal me naivitet, nuk fal se po gënjehem. Fal me koshience të plotë, e di ku është gabuar, por unë do e fal, do e tejkaloj këtë gjënë,” dëgjohet të thotë ajo.

Më tej, Bora sqaron se falja nuk do të thotë shkelje e parimeve të saj, por një përpjekje për të mos hedhur poshtë gjithçka pa luftuar.

“Nuk e bëj duke zgjeruar kufijtë, jo, kufijtë ngelen të njëjtat… Nëse ka mundësi të shkatërrohet një marrëdhënie dhe të prishet, a kishte ndonjë mundësi për t’u shpëtuar kjo marrëdhënie?”

Sakaq ishte e pashmangshme që kjo deklaratë të lidhej me historinë e bujshme të dashurisë mes saj dhe Donald Veshajt.

Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 1”, Donaldi nisi një romancë brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke krijuar një nga trekëndëshat më të komentuar në historinë e televizionit shqiptar.

Ajo romancë përfundoi menjëherë pas daljes së Donaldit nga formati.

Aktori kërkoi rikthimin me Borën, një proces që kërkoi kohë dhe, siç e pranon vetë Bora, një “falje me vetëdije të plotë” për të shpëtuar atë që kishin ndërtuar ndër vite.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…