U miratua me një PO të fortë&/ Kryeministri Rama jep lajmin: Presidenti i SHBA-së më

Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për ftesën e SHBA-së për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ku theksoi se kjo ftesë u pranua dhe u ratifikua pavarësisht trazirave dhe zhurmave që u krijuan ditën e enjte në Kuvend.

Kreu i qeverisë theksoi se vendimi u miratua me një “po” të fortë, përfshirë edhe votat e atyre që kanë qenë kritikë, duke theksuar se Shqipëria e ka zgjedhur paqen si busullën e vet.

“Kjo javë nisi me një ftesë që tolloviti Shqipërinë, me një ftesë përtej protokollit zyrtar, me një domethënie shumë të fortë politike dhe historike, sipas meje, për Shqipërinë. Presidenti i SHBA më dërgoi këtë ftesë për t’iu bashkuar atyre në Bordin e Paqes, një organizëm i themeluar po prej tij, dhe për të pranuar që Shqipëria të jetë një vend anëtar themelues i këtij bordi.

Është një ftesë e mirëseardhur dhe nuk e dyshoja që s’do të kishte zhurmë, por nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave. Por, gjithsesi, ftesa u mirëprit, u pranua, u ratifikua dhe në formën e një marrëveshjeje në Kuvendin e Shqipërisë. Shqipëria, si një shtet që ka zgjedhur paqen si busullën e vet të përhershme dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare, e pranoi me një “po” të fortë, edhe me votat e atyre që në komentet që votuan nuk lanë gjë pa thënë”, theksoi Rama,

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…