Punonte 16 orë në ditë pa pushim: 32-vjeçari humb jetën nga lodhja ekstreme, i dërgonin mesazhe nga puna edhe teksa po vdiste

Ajo që shpesh përdoret si batutë mes kolegësh në momente ngarkese të lartë në punë, “do vdesim duke punuar”, në këtë rast është kthyer në një realitet tragjik në Kinë.

Një programues 32-vjeçar, i quajtur Gao Guanghui, ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë lodhjeje ekstreme dhe orësh të tejzgjatura pune, duke shkaktuar indinjatë të gjerë publike dhe debat të fortë mbi kushtet çnjerëzore të punës në industrinë teknologjike.

Sipas mediave kineze, Gao u rrëzua pa ndjenja në banesën e tij në Guangzhou më 29 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa po punonte nga shtëpia gjatë fundjavës. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Dokumentet spitalore tregojnë se ai u shtrua rreth orës 09:46 dhe u shpall klinikisht i vdekur rreth orës 13:00.

Shkaku i vdekjes është regjistruar si ndalim i papritur i zemrës dhe frymëmarrjes, i lidhur me çrregullime serioze të ritmit kardiak.

Sipas familjarëve, pas një ngritjeje në detyrë, Gao punonte deri në 16 orë në ditë, pa ditë pushimi, duke koduar, menaxhuar ekipin dhe komunikuar me klientët njëkohësisht. Ai flinte vetëm 4–6 orë në ditë, ndërsa ngarkesa e punës ishte konstante dhe e pandërprerë.

Të dielën, pak para se të humbiste ndjenjat, Gao ishte ankuar te bashkëshortja për gjendjen e tij shëndetësore dhe lodhjen e tejskajshme. Pak orë më vonë, ai ndërroi jetë në spital nga një atak kardiak.

Ajo që ka tronditur më shumë opinionin publik është fakti se, ndërsa mjekët po përpiqeshin t’i shpëtonin jetën, kolegët e tij e shtuan në një bisedë të re pune në aplikacionin WeChat, duke i kërkuar të kryente detyra urgjente. Sipas familjes, edhe orë pas shpalljes së vdekjes, në telefonin e tij vazhdonin të mbërrinin mesazhe pune.

Rasti është kthyer në simbol të një kulture pune ku, sipas kritikëve, njeriu trajtohet si mjet dhe jo si qenie njerëzore, ndërsa shëndeti dhe jeta vihen në plan të dytë përballë produktivitetit dhe fitimit.

Ngjarja ka ndezur reagime të forta në rrjetet sociale në Kinë, ku qytetarë dhe aktivistë kërkojnë kufizim real të orëve të punës dhe mbrojtje më të fortë ligjore për punonjësit, për të shmangur tragjedi të tjera të ngjashme.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…