“Punuam 12 orë në mal, tani shteti na kërkon paratë mbrapsht”: 71 milionë lekë ‘gjobë’ nga paga për policët e Beratit

“Punuam 12 orë në mal, tani shteti na kërkon paratë mbrapsht”: 71 milionë lekë ‘gjobë’ nga paga për policët e Beratit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2026, 21:43

“Punuam 12 orë në mal, tani shteti na kërkon paratë mbrapsht”: 71 milionë lekë ‘gjobë’ nga paga për policët e Beratit

Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, i cili ngre shqetësime serioze për mënyrën se si po trajtohen financiarisht efektivët e policisë pas kryerjes së shërbimeve me orar të zgjatur.

Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024 punonjësit e policisë në këtë drejtori kanë punuar për rreth tre muaj rresht me orar 12-orësh, me urdhër zyrtar të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në kushte të vështira pune, me ngarkesë të lartë fizike dhe psikologjike, përfshirë edhe shërbime në temperatura të larta dhe në zona të thella malore si Mali i Tomorrit.

Orët shtesë janë kryer realisht, me urdhër dhe jo me dëshirë të punonjësve. Megjithatë, pagesa e tyre është vonuar për disa muaj dhe është kryer vetëm në tetor 2024. Sipas efektivëve, situata është përkeqësuar më tej, pasi në dhjetor 2024 nga paga e secilit punonjës janë mbajtur rreth 400 mijë lekë të vjetra, me arsyetimin se ishin hedhur më shumë para sesa duhej.

Tashmë, në janar 2026, efektivëve u është paraqitur një tjetër listë, ku u kërkohet të firmosin për mbajtje të reja financiare, sërish rreth 400 mijë lekë e më shumë për çdo punonjës, me justifikimin se orari 12-orësh është jashtë Kodit të Punës dhe është konstatuar si shkelje nga auditi.

Punonjësit e policisë e konsiderojnë këtë një padrejtësi të rëndë, duke theksuar se çdo veprim është kryer me urdhër institucional dhe se barra financiare po u ngarkohet padrejtësisht atyre. Në total, shuma që kërkohet të mbahet arrin rreth 71 milionë lekë të vjetra.

Denoncuesi kërkon që ky rast të bëhet publik për të ndalur një praktikë që, sipas tij, cenon rëndë të drejtat e punonjësve dhe krijon presion të pajustifikuar ndaj efektivëve që kanë zbatuar urdhra dhe kanë shërbyer në kushte të vështira.

Më poshtë, denoncimi i plotë i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania:

“Jam punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe po denoncoj një shkelje të rëndë që po u bëhet punonjësve të policisë. Gjatë vitit 2024, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, kemi punuar me orar 12-orësh për rreth 3 muaj rresht, në kushte shumë të vështira pune, me ngarkesë fizike dhe psikologjike të lartë, në temperatura të larta dhe disa herë në majën e malit Tomorr.

Orët shtesë: – janë kryer realisht – janë kryer me urdhër zyrtar – nuk kanë qenë zgjedhje e punonjësve

Megjithatë, pagesa e këtyre orëve u vonua disa muaj dhe u hodh vetëm në tetor 2024. Më pas, në dhjetor 2024, vetë shefja e financës na mbajti nga rroga rreth 400 mijë lekë të vjetra për çdo punonjës, me pretekstin se ‘janë hedhur më shumë lekë’.

Sot, në janar 2026, na ka ardhur një listë tjetër, ku na kërkohet të firmosim për mbajtje të reja financiare, ku secilit punonjës do t’i mbahen sërish rreth 400 mijë lekë e më shumë, me justifikimin se: ‘12-orëshi është jashtë Kodit të Punës dhe është konstatuar shkelje nga auditi.’

Pyetja është e thjeshtë dhe shumë e drejtë: pse duhet t’i paguajmë ne këto lekë?

Orët janë bërë me urdhër. Orët janë bërë në shërbim. Orët janë bërë në kushte të vështira. Gabimi (nëse ka) është institucional, jo i punonjësve.

Në total, shuma që kërkohet të mbahet është rreth 71 milionë lekë të vjetra, një barrë e padrejtë mbi punonjësit që kanë zbatuar urdhra dhe kanë shërbyer me korrektësi.

Kjo është shkelje e rëndë, cenim i të drejtave të punonjësve dhe presion i padrejtë për të mbuluar gabime që nuk janë bërë nga efektivët.

Ju lutem publikojeni këtë denoncim që të vihet drejtësi dhe të ndalet kjo padrejtësi.

Anonim, ju lutem, pasi nëse del emri, me siguri do e shoh veten të emëruar në Skrapar ditën tjetër.”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…