“Më jep 7 mijë euro, ose do të hap probleme duke keqpërdorur të dhënat e tua personale”

Një i ri shqiptar që jeton prej vitesh në Dubai i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të rëndë që ai e cilëson si tentativë gjobëvënie dhe shantazh përmes rrjeteve sociale.

Sipas denoncimit të Benardos, një faqe në Instagram me emrin PNXMM, e cila numëron mbi 170 mijë ndjekës, e ka kontaktuar duke i dërguar mesazhe kërcënuese, ku i kërkohet pagesa e një shume prej 7 mijë eurosh, në të kundërt do të keqpërdoren të dhënat e tij personale.

I riu shprehet se personi në fjalë i ka dërguar një foto ku ai shfaqet me pasaportën e tij, duke e kërcënuar se do ta publikojë dhe do të përdorë informacionet për t’i hapur probleme të ndryshme. Sipas tij, kërcënimet nuk kanë mbetur vetëm tek ai, por janë shtrirë edhe ndaj pjesëtarëve të familjes, duke i përmendur konkretisht nënën dhe motrën.

Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, Benardo shprehet se nuk e di arsyen e këtij presioni, por dyshon se gjithçka lidhet me aktivitetin e tij profesional, duke përmendur se ka ndërtuar me forcat e veta një strehimore të madhe për kafshë në Shqipëri, si edhe disa kompani marketingu në Dubai.

Sipas denoncuesit, i dyshuari i ka kërkuar që pagesa të kryhet përmes një emri tjetër, duke i përmendur emrin ‘Rosita Gega’, dhe një destinacion në Shkodër, detaje që ai pretendon se i ka të faktuara me screenshot-e të mesazheve.

I riu thekson se e ka referuar rastin pranë Policisë së Shtetit, por i është komunikuar se për të bërë kallëzim penal duhet të paraqitet personalisht në Shqipëri, gjë që aktualisht është e pamundur për shkak se jeton jashtë vendit. Ai shton se ka dërguar emaile dhe kërkesa online drejt institucioneve përkatëse, por kërcënimet vijojnë.

Benardo shprehet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të presionit të vazhdueshëm dhe frikës nga keqpërdorimi i dokumenteve të tij personale.

JOQ Albania e publikon këtë denoncim për transparencë dhe sensibilizim, duke theksuar se bëhet fjalë për pretendime të denoncuesit, dhe mbetet në pritje të një reagimi nga faqja në fjalë apo nga autoritetet kompetente, për të pasqyruar çdo qëndrim zyrtar mbi këtë rast.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…