Policia jep detaje për aks*dentin tragjik në Gramsh. Mësuesja ndërroi j*etë, shoferi dhe infermierja janë në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin “Gramsh–Porocan”, ku një kamion ka dalë nga rruga, duke sjellë pasoja tragjike. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur mësuesja Albana Boja, e cila udhëtonte si pasagjere në mjet.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, Shaban Kotorri, 38 vjeç, si edhe infermierja Dëshira Hoxha, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake të policisë, kamioni me drejtues shtetasin Shaaban Kotorri ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për mësuesen Albana Boja nuk ka mundur të bëhet asgjë për t’i shpëtuar jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Gramsh/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…