Një krim brutal ndodhi në lagjen luksoze të Athinës, Glyfada. Vr asja u zbulua pasi një banor vendas telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave dhe raportoi një incident familjar ku përfshihej një person me probleme psikologjike.
Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti djalin 46-vjeçar duke vendosur trupin e pajetë të babait të tij 80-vjeçar në bagazhin e automjetit të tij. U përcaktua se i moshuari kishte pësuar lëndime nga një objekt i mprehtë dhe kishte ndërruar jetë.
Automjeti në të cilin u gjet trupi i përkiste viktimës. Thika që dyshohet se është përdorur për të shkaktuar plagën fatale u gjet dhe u sekuestrua në vendngjarje.
Hetimi zbuloi se më herët, burri 46 vjeçar kishte vrarë edhe nënën. Më 2014, kur ishte 34 vjeç ai e goditi shumë herë me thikë derisa e la të vdekur nënën e tij 59 vjeçare.
Fillimisht u mbyll në psikiatri dhe pas katër vitesh u la i lirë.
Ishte përpjekja e të atit që ta nxirrte që aty dhe ia doli. Por pa e ditur se më vonë do ta vriste dhe atë.

Babai: Jam i vdekur, mos më vrit sërish!
Momentet kur po ikte nga kjo botë, ishin prekëse: “Fëmija im, tani jam i vdekur, mos më vrit më.” Me këto fjalë, 80-vjeçari iu lut të birit që të ndalonte së godituri me thikë në krimin që ndodhi mëngjesin e së dielës në Glyfada.
Një dëshmitar u përshkruan gazetarëve se çfarë u tha para se plaku të ndërronte jetë.
“Dëgjova një klithmë nga babai, duke bërtitur ‘ndihmë, Zoti im, më shpëto’.” Burri po bëhej gati të shkonte në kishë, siç bënte çdo të diel, ishte rutina e tij, dhe djali i tij e kishte sulmuar me thikë dhe e kishte vrarë” tha ai.
46 vjeçari: “Kam 2 vëllezër, nëse më lini të lirë do t’i vras”
Burri 46-vjeçar që vrau babanë e tij 80-vjeçar në Glyfada dhe e fshehu trupin në bagazh tha se ishte gati t’i vriste të dy vëllezërit e tij nëse lirohej përsëri.
“Unë kam dy vëllezër. Do t’i vras edhe vëllezërit nëse më lini të lirë përsëri.” Këto ishin fjalët e para të 46-vjeçarit drejtuar policisë kur ata e prangosën.
Një djalë normal u shndërrua në vrasës të dyfishtë
Deri në moshën 30-vjeçare, 46-vjeçari thuhet se kishte një jetë të zakonshme. Kishte studiuar inxhinieri ndërtimi, por të afërmit thonë se që fëmijë sjellja e tij ishte e çuditshme.
“Ishte shumë i mbyllur që i vogël. Kërkonte pak më shumë vëmendje, por merrte vetëm bullizëm. Fëmijët e tjerë – sepse janë katër gjithsej – janë shumë mirë. Ky fëmijë kishte problem që në lindje dhe bullizmi ia përkeqësoi gjendjen. Nuk i jepnin rëndësi, i bërtisnin.”
Në moshën 23-vjeçare prindërit e tij u divorcuan. Vëllezërit dhe motrat hapën shtëpitë e tyre, ndërsa ai vendosi të jetonte me nënën në shtëpinë e tyre në Glyfada, aty ku disa vite më vonë do t’i merrte jetën.
Babai: Jam i vdekur, mos më vrit sërish!
“Fëmija im, tani jam i vdekur, mos më vrit më.” Me këto fjalë, 80-vjeçari iu lut të birit që të ndalonte së godituri me thikë në krimin që ndodhi mëngjesin e së dielës në Glyfada.
Një dëshmitar u përshkruan gazetarëve se çfarë u tha para se plaku të ndërronte jetë.
“Dëgjova një klithmë nga babai, duke bërtitur ‘ndihmë, Zoti im, më shpëto’.” Burri po bëhej gati të shkonte në kishë, siç bënte çdo të diel, ishte rutina e tij, dhe djali i tij e kishte sulmuar me thikë dhe e kishte vrarë” tha ai.
Vrasja e nënës, tejet brutale
Ishte marsi i vitit 2014 kur 34-vjeçari i asaj kohe i mori jetën nënës së tij me thikë. Gruaja 59-vjeçare ndodhej në banjë kur ai hyri dhe e sulmoi me goditje të shumta.
Pamja që panë policët ishte tronditëse. “Nuk na e tregonin trupin. Na thanë: është goditur aq shumë herë, rreth 45 herë, sa nuk do ta njihni”, tregojnë të afërmit.
Ndërsa fqinjët e përshkruanin si një djalë të qetë dhe të rregullt, të afërmit zbulojnë se ishte sekret i hapur që ai kishte probleme të rënda psikiatrike.
“Skizofrenia ishte e dukshme që i vogël. Kishte nevojë për ndihmë që herët. Prindërit bënin sikur gjithçka ishte në rregull. Nuk e çuan kurrë për diagnozë. Ishte shumë e qartë.”
Diagnoza u bë vetëm pas krimit. Djali u dorëzua vetë në polici, duke deklaruar me qetësi se kishte vrarë nënën e tij. Shprehej i penduar dhe vizitonte varrin e saj duke qarë.
Vitet e fundit, 46 vjeçari jetonte i vetëm në një banesë në Neos Kosmos. Në fillim të këtij muaji shiti të gjitha sendet që kishte dhe mëngjesin e së dielës vendosi t’i merrte jetën babait të tij, në të njëjtën mënyrë siç kishte vepruar edhe me nënën.