Detaje nga zjarri në Lushnje. 6 fëmijë nga 1-12 vjeç, po ngroheshin te gjyshi

Lushnje-Një zjarr ka përfshirë një banesë private në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës, ku nën të njëjtën çati jetonin dy familje. Njëra pjesë e banesës ishte e banuar nga pronari, Rrapush Deliu, ndërsa pjesa tjetër ishte dhënë me qira një familjeje nga komuniteti rom.

Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë nisur nga ambientet e banesës me qira, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e zjarrit, dy dhoma janë djegur pothuajse plotësisht, ndërsa pjesërisht është dëmtuar edhe banesa ngjitur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse dhe shërbime policore, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zonës, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një furnelë elektrike, e përdorur për ngrohje. Në banesë ndodheshin gjashtë fëmijë të mitur, të moshës nga 1 deri në 12 vjeç, të cilët po qëndronin pranë gjyshërve të tyre. Për arsye sigurie, energjia elektrike në zonë është ndërprerë për disa minuta.

Si pasojë e tymit të dendur, një vajzë 12-vjeçare është transportuar në spital me shenja asfiksie, ndërsa burime mjekësore bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas pronarit të banesës, në momentin kur ka rënë zjarri ai ndodhej në shtëpi duke parë televizor dhe ka vënë re tymin që vinte nga pjesa tjetër e banesës.

“Brenda pak minutash, për shkak të materialeve plastike dhe druri, flakët u përhapën me shpejtësi”, ka deklaruar ai, duke shtuar se fatmirësisht të gjithë banorët, përfshirë fëmijët, arritën të dalin në kohë jashtë banesës.

Sipas banorëve, kjo është hera e katërt që një zjarr shpërthen në të njëjtën zonë të qytetit të Lushnjës, ku ndodhen disa banesa të ndërtuara ngjitur me njëra-tjetrën, duke rritur rrezikun për përhapje të shpejtë të flakëve.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për përcaktimin e saktë të shkaqeve të zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve materiale.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…