Ngjarja në Durrës, flet babai: Mu errësuan sytë, ja pse e qëIIova vajzën me thi’kë?

Durrës, 27 janar 2026 – Është zbardhur dëshmia e 56-vjeçarit Mikel Ndoj, i arrestuar pasi plagosi me mjet prerës vajzën e tij 24-vjeçare dhe një shtetas tjetër, paraditen e së hënës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit.

Gjatë deklarimit të dhënë para hetuesve, Ndoj ka shprehur pendesë për veprimet e tij, duke pohuar se në momentin e ngjarjes ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit.

Sipas tij, konflikti ka lindur pas përpjekjes për t’u ribashkuar me familjen, nga e cila ishte ndarë prej rreth gjashtë vitesh. 56-vjeçari ka deklaruar se kishte shkuar në vendin e punës së vajzës për të biseduar me të, por situata është përshkallëzuar pas refuzimit të saj për të pasur kontakte me të atin.

Në dëshminë e tij, ai ka pohuar se nuk mban mend me saktësi momentet e ngjarjes, ndërsa ka shprehur keqardhje të thellë për plagosjen e vajzës dhe të shtetasit Onard Memlika, i cili ndërhyri për të parandaluar konfliktin dhe mbeti i dëmtuar.

“Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më me mua, më shpërfillte, më injoronte. Shkova për t’i thënë se doja të bisedoja me të, por më tha se nuk dua të kem asnjë lidhje me ty, për mua nuk ekziston më. Në këtë moment m’u errësuan sytë, i thashë hajde dalim pak përjashta që të flasim. Ajo më shtyu. Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi. Ishte edhe një djalë aty që ndërhyri në ato momente. Teksa po tentonte të më largonte u pre nga thika edhe ai. Më pas ika dhe u fsheva diku afër repartit të zjarrfikëses. Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur. Unë isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Jam penduar shumë. U kërkoj falje vajzës dhe djalit që u plagos. Djalin nuk e njihja fare. Nuk di çfarë të them, ndihem shumë keq”, ka dëshmuar 56-vjeçari.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 janarit, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se prindërit e vajzës ishin divorcuar për shkak të dhunës në familje, çka kishte çuar në largimin e 56-vjeçarit jashtë vendit për disa vite.

Sipas burimeve zyrtare, Mikel Ndoj rezulton me precedent penal në Itali për vepra të dhunës. Pas rikthimit të tij në Shqipëri dhe përpjekjeve për ribashkim familjar, refuzimi i vajzës ka çuar në konfliktin që përfundoi me plagosjen e saj dhe të një kalimtari të rastit.

Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ndaj autorit po vijojnë procedurat ligjore për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.

Related Posts

Aks*denti TRAGJIK me 7 të vd*kur/ Mes viktimave edhe dy shqiptarë, zbulohen identitetet e tyre (Video)

Genci Sadiku dhe Vasil Palo janë 2 viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe. Video që po bë xhiron e…

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së Shqipëria Bëhet

Ana Dajko është deputetja e cila doli nga listat e Partisë së Adriatik Lapajt, Nisma Shqipëria Bëhet, edhe pse u bënë disa tentativa që mandatin e saj…

”E kisha parashikuar…”/ Sipas Brikenës, zarfet e zinj janë për …

Ditën e sotme, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë hyrë dy zarfe të zinj, por ende nuk dihet për kë janë dhe çfarë masash do…

“Mos e hap më këtë temë…”, Dj Gimbo ndalon Rogertin të flasë për vd*kjen e vëllait të Gjestit

Një moment i ndjeshëm ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku Rogerti ka përmendur një nga temat më delikate që lidhen me jetën…

Kush ka qenë lojtari më i dobët në të gjithë BBV? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen

E ftuar në episodin e fundit të “UëTëFë Show”, në Andale Media ishte Zhaklin Lekatari, e cila dha mendimet e saj për banorë të ndryshëm të “Big…

Pas arrestimit të djalit reagon ASHPËR Artan Hoxha: Si mundet një 13 vjeçar ta lidhin me…

Djali i gazetarit të njohur shqiptar Artan Hoxha, u arrestua të hënën, më 19 janar, në Tiranë, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar, konkretisht trafikim…