I burgosuri në Tiranë ndërroi jetë në korridorin e burgut, mjeku s’erdhi kurrë, infermierja “me duar në xhepa”

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës neglizhencën e frikshme të drejtuesve dhe personelit mjekësor të Burgut 313 në Tiranë, ku një i paraburgosur humbi jetën. Në datën 28 tetor 2023, i paraburgosuri Artan Zylyftari, i cili ndodhej në qelinë numër 5, në katin e parë të godinës B të këtij institucioni, është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë më të specializuar mjekësore.

Emisioni investigativ ka siguruar videot e plota, ku pamjet e kamerave të sigurisë kanë hedhur dritë mbi abuzimin e këtij personeli, teksa shihet mjaft qartë se infermierja ishte “me duar në xhepa”, ndërkohë që mjeku as nuk ndodhej në vendin e punës. Në filmim duken disa të burgosur të tjerë, mes të cilëve edhe Geri Zylyftari, vëllai i viktimës, i cili kërkon me ngulm ndihmë mjekësore.

“Në atë datë, në orën 3 e 8 minuta, vëllai im ka pasur shqetësime të zemrës dhe ka rënë përtokë. Në qeli kam qenë unë, vëllai, kushëriri dhe një shok tjetër. E kemi marrë vëllanë në orën 3 e 12 minuta për t’a nxjerrë në korridor. Ka ecur me këmbët e tij deri aty dhe nga ora 3 e 12 minuta e deri në 3 e 30 minuta, na ra dhe s’u çua më. Ne lajmëruam punonjësin që të lajmëronte infermieren dhe mjekun. Polici i lajmëroi, kurse mjeku s’është afruar që t’i japë ndihmë, as infermierja” thotë Geri Zylyftari, në një rrëfim për Fiks Fare.

Në pamje duket se viktima ka qenë i shtrirë në mes të korridorit, ku disa gardianë i japin ndihmën e parë. Ata i bëjnë masazh kardiak. Të paraburgosurit tentojnë t’a ndihmojnë për minuta të tëra. Pranë tyre, asnjë gjurmë të stafit mjekësor. “Infermieres i është dashur 15 minuta për të ardhur në atë korridor. Ka ardhur pas kaq kohësh, s’kishte asnjë lloj gjëje, as medikamente, pajisje e as defribilator. Nëse do kishte pasur këto gjëra, ai s’do vdiste! Për shkak të kësaj, ai ka ndërruar jetë” vijon Geri.

Çuditërisht, në atë ditë, orë, minutë e sekondë, asnjë mjek nuk ka shkuar për të dhënë ndihmën e parë. Pranë të paraburgosurit ka shkuar vetëm infermierja. “Burgu ka pasur edhe mjekë por s’ka ardhur. Infermierja vetëm i ka matur pulsin. Pulsi i kishte rënë dhe donte defribilator që t’a kthente në jetë dhe nuk e kishin. Kanë pritur edhe ambulancën, është vonuar deri në 3 e 30 minuta” shton ai.

Në video duket qartë neglizhenca dhe paaftësia e stafit mjekësor të Paraburgimit 313 në një situatë të tillë. Disa gardianë e marrin të paraburgosurin me batanije, për t’a transportuar deri te autoambulanca. “E kanë marrë aty me batanije për t’a çuar në QSUT, s’ka pasur barrelë, asnjë lloj gjëje. E kanë rrëzuar dhe rrugës. Me batanije e morën punonjësit e policisë. Kjo është çdo gjë absurde. Vonesa dhe neglizhenca e atyre i morën jetën atij. S’kanë pasur as barelë dhe asnjë lloj gjëje. S’kanë pasur asnjë lloj kushti, asnjë lloj gjëje” thotë Geri, i cili është edhe dëshmitar okular i asaj që ka ndodhur brenda burgut 313 në Tiranë.

Në dosjen e prokurorisë shkruhet se Artan Zylyftari ka ndërruar jetë në QSUT. “Vëllai im ka ndërruar jetë në institucionin e burgut. Atë e kanë marrë pa barrelë dhe e kanë rrëzuar rrugës. Ka qenë ora 3 dhe doktoresha duhet të ishte prezente se ka ndodhur diçka në institucionin e burgut. Në dijeninë time ka pasur doktorë, por s’ka qenë aty. Për neglizhencën e tyre ka vdekur vëllai im” shton Geri.

Ngjarja e datës 28 tetor 2023 vijon të jetë e pazbardhur nga drejtësia. Prokuroria e Tiranës i ka pushuar dy herë hetimet për këtë ngjarje, pavarësisht se Gjykata ka urdhëruar që të hetohet zinxhiri komandues i asaj kohe i Burgut 313.

“Ne e kemi denoncuar dy herë dhe SHKB-ja, po çështja është mbyllur. Është mbyllur për të pasuar topin njëri tjetrit, për të mbrojtur njëri – tjetrin. Institucioni mbron punonjësit e vetë. Fillimisht çështja u pushua, bëmë ankimim në gjykatë. Gjykata dha urdhër që të rihetohet. Prapë çështja u ndërpre prapë. Prokurori na kthen një përgjigje se mund t’i kishte kapur amnistia punonjësit e institucionit nëse do të ishin në faj. E kemi parë, nuk është bërë asnjë lloj hetimi nga ana e prokurorisë” thotë Geri, teksa shton se familja kërkon që të rihetohet çështja dhe të zbardhet e vërteta.

Në vendimin e pushimit, një kopje të së cilit e disponon Fiks Fare, shkruhet se i paraburgosuri Artan Zylyftari ka ndërruar jetë në urgjencën e QSUT-së. Janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit, shtetasit Geri Zylyftari, Erlind Zylyftri, Vladimir Binjaku, Lefter Hysenlika, Malik Peposhi dhe Sadete Kushta. Vetë Geri ka deklaruar për Fiksin se vëllai i tij, ka ndërruar jetë në ambientet e burgut dhe jo në spital!

Prokuroria shkruan në vendim se janë këqyrur pamjet filmike, ndërkohë që është sekuestruar edhe libri i aktivitetit 24 orësh për infermierin në godinën B. Në fund, e ka regjistruar procedimin penal për kundërvajtjen penale, të parashikuar nga neni 97 i Kodit Penal. Ky nen parashikon se, “mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personit që me ligj ose për shkak të detyrës detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

Prokuroria shkruan se në datën 24 prill 2024 ka hyrë në fuqi ligji për dhënie amnistie, ku amnistoheshin çështjet në hetim, gjykim dhe fazë kallëzimi, me dënim deri në 2 vjet. Në fund, akuza shkruan se “rezulton se ky ligj i shtrin efektet edhe për çështjen penale në fjalë, që është regjistruar për një kundërvajtje penale”, duke vendosur pushimin e hetimeve.

Prokuroria nuk i thelloi hetimet për zinxhirin komandues të Burgut 313. Çfarë neglizhuan? Kush dhe ku ishte mjeku? Përse u vonua infermierja? Përse nuk kishte medikamente dhe pajisje? Ata shpërdoruan detyrën, duke mos marrë masa për parandalimin e situatave të tilla. Hetimet nuk u thelluan edhe për ankesat e këtij të paraburgosuri para se të ndodhte ngjarja fatale. Ai është ankuar vazhdimisht për probleme shëndetësore, por askush nuk i mori parasysh!

“Ai ka marrë terapi për zemrën dhe nuk e çuan asnjëherë që t’i bënin ndonjë vizitë. Si mos ti bësh një EKG apo EKO të zemrës. Institucioni këto nuk i ka. Nuk i disponon këto. Nëse do i dispononte këto, as EKO dhe asnjë lloj gjëje. Dy vite e ca nuk i bënë asnjë lloj vizite” thotë Geri Zylyftari, teksa Fiks Fare e pyeti nëse këto shqetësime ia kishte thënë apo jo doktorit të Burgut 313.

“Infermierëve se doktorë s’ka takuar ndonjëherë. Infermieri i thoshte ke të ftohtë. Ai i tregonte se i dhëmb kraharori, ke të ftohtë. Infermieri s’është doktor, s’është kardiolog që t’a caktoj se çfarë ke, ke të ftohtë apo zemër. Ai ka qenë me ilaçe, me terapi për zemrën. S’na kanë dhënë asnjë rekomandim për specialistët. Është ankuar, maste tensionin se ka pasur shqetësime. Ata i thoshin ke të ftohtë, gjithmonë infermierët” përfundon Geri.

Por, si përfunduan 3 pjesëtarët e familjes Zylyftari pas hekurave?!

Në datën 30 janar 2025, Fiksi publikoi denoncimin e Luanit nga fshati Orizaj i Skraparit, babai i Gerit dhe i të ndjerit Artan Zylyftarit. Luani dhe dy djemtë e tij u kapën nga policia gjatë operacionit “Shpirti”, ku pjesë ishte edhe truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Më kanë arrestuar familjarisht në vitin 2021 bashkë me dy djemtë Artan dhe Geri Zylyftari. As e dimë se kush na akuzoi dhe për çfarë na arrestuan, vetëm kur na morën në burg. Na lanë grup i strukturuar dhe s’kishte asnjë provë” tha Luani. Ai shpjegoi se dosja s’ka asnjë provë, por ata u akuzuan për shkak se Luani ka kushëri Ilirjan Duçollarin.

Fiksi hulumtoi në janar 2025 dosjen e operacionit “Shpirti”, ku janë zbardhur të gjitha episodet e trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali nëpërmjet plazhit të Divjakës. Drejtuesi i grupi ishte shtetasi Ilirjan Duçellari, truproja i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili ishte me disa pseudonime “Ilirjan Zaimi, i thirrur Kani kafes, daja, sy bardhi”.

Nga gjithë grupi që akuzoi SPAK-u, në burg mbetën vetëm njerëzit e thjeshtë, banorët e fshatit. Ndërkohë që ish-policët, ish prokurorët, funksionarët e policisë të akuzuar, u hetuan në gjendje të lirë. Kjo ka qenë një nga dosjet e para që ka hetuar Prokuroria e Posaçme. Një akuzë e fortë e Luanit ishte edhe vdekja e djalit të tij, në ambientet e burgut 313. Pamjet e siguruara nga Fiks Fare dokumentuan një situatë serioze neglizhence në trajtimin e një emergjence shëndetësore, ku një i paraburgosur humbi jetën pasi nuk mori ndihmë mjekësore në kohë.

Prokuroria e Tiranës i ka mbyllur dy herë hetimet për këtë ngjarje, ndërkohë që familjarët vijojnë të kërkojnë rihetim dhe verifikim të plotë të përgjegjësive institucionale. Ky rast ngre pikëpyetje të forta mbi funksionimin e shërbimit shëndetësor në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe nevojën për standarde më të larta të trajtimit të emergjencave, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten. /TCh

Related Posts

Ak sidenti tragjik i mori jetën, urdhri i Infermierit në Zl! Shërbeu për vite me dinjitet dhe humanizëm!

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar me dhimbje dhe trishtim të thellë pas humbjes tragjike të jetës së koleges së tyre, infermieres Dëshira Hoxha, e cila…

E dhimbshme! Gjendet trupi i pestë i punëtores që humbi j*etën mes flakëve në fabrikën e Biskotave

U gjet në orët e para të mëngjesit të së martës trupi i pajetë i gruas së pestë, e cila rezultonte e zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm…

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Bardhul Kila, një emër i dashur dhe i respektuar i muzikës shqiptare, i cili për vite me radhë i dha zë, shpirt dhe dinjitet skenës artistike, ka…

Zarfet e Zl ‘p*shtuan’ BBVA, familja e Rogertit bënë REAGIMIN URGJENT në lidhje me zënken me Malin

Familja e banorit të “Big Brother VIP 5”, Rogert, ka reaguar publikisht pas vendimit të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin… Në deklaratën e publikuar, familjarët…

TRAGJIKE/ Ishte shpallur i zhdukur, i mituri dërgohet në spital pa shenja jete

Ka vd ekur Zejn Zejnullahu, vogëlushi i cili u gjet pak orë pasi ishte shpallur i humbur nga familja në Gadime të Lipjanit. Pasi u gjet, ai…

Aks*denti TRAGJIK/ Identifikohet mes vik*timave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të pl*gosurve (Video)

Këtë të martë Greqia është tronditur nga një aksident i rëndë që u mori jetën 7 tifozëve të skuadrës greke PAOK, ndërsa 3 të tjerë mbetën të…