E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Bardhul Kila, një emër i dashur dhe i respektuar i muzikës shqiptare, i cili për vite me radhë i dha zë, shpirt dhe dinjitet skenës artistike, ka ndërruar jetë dje, më 26 Janar, në Elbasan. Bardhul Kila ishte xhezbandist, këngëtar dhe një nga pjesëtarët e Ansamblit të Elbasanit të viteve ’98, ansambël që ngriti lart flamurin shqiptar në Kalarasi të Rumanisë, duke interpretuar me mjeshtëri dhe ndjeshmëri, në një kohë kur arti ishte edhe mision përfaqësimi.

Me talentin e tij të spikatur, ai u ngjit në disa skena të Ballkanit dhe mori pjesë në festivale të ndryshme, ku la gjurmë të forta dhe një emër që respektohej. Ai nuk ishte vetëm një artist i kompletuar, por edhe një njeri me shpirt të butë, me dashuri të rrallë për muzikën dhe për njerëzit. Larg zhurmës, por gjithmonë pranë artit, Bardhul Kila mbeti shembull i përkushtimit dhe i thjeshtësisë fisnike.

Humbja e tij ka prekur thellë miqtë dhe kolegët. Këngëtari i mirënjohur elbasanas Mehdi Zena, në një mesazh prekës, shkruan: “Sot humbëm jo vetëm një mik, por një shpirt të mirë me një zemër të rrallë. Kujtimet, bisedat dhe momentet që kemi ndarë do të jetojnë gjithmonë me mua. Prehu në paqe, mik i dashur Bardhul Kila.”

Ikja e Bardhul Kilës lë një boshllëk të ndjeshëm në artin elbasanas dhe shqiptar, por muzika, kujtimet dhe kontributi i tij do të mbeten të gjalla. Ai prehet tashmë në paqe, ndërsa zëri dhe shpirti i tij vijojnë të jetojnë në kujtesën e atyre që e njohën dhe e deshën.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…