Ngjarje h*orror në vendin fqinj/ Gjenden dy gra të vd*kura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Një ngjarje tronditëse ka vënë në alarm autoritetet greke në Selanik gjatë 24 orëve të fundit. Dy gra, përdoruese droge, u gjetën të vdekura në bodrumin e një 52-vjeçari, i cili u arrestua dhe pranoi para policisë se ishte i përfshirë në vdekjen e tyre.

Sipas policisë, viktima e parë është një grua 46-vjeçare, e cila rezultonte e zhdukur që nga viti 2024. Familja e saj kishte denoncuar zhdukjen në shkurt 2025 në Policinë e Aleksandrupolit, duke deklaruar se nuk kishin pasur kontakt me të që nga shtatori 2024. Hetimet zbuluan se ajo nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë.

Autori 52-vjeçar deklaroi se më 30 tetor 2024 ndodhej me 46-vjeçaren në bodrumin e banesës së tij për të konsumuar drogë. Me ta ishte edhe një tjetër person, gjithashtu përdorues droge.

Sipas dëshmisë së tij, gruaja po fliste në telefon dhe filloi të bërtiste, moment në të cilin ai dhe personi tjetër i mbuluan gojën, duke i shkaktuar asfiksi fatale. Më pas, trupin e saj e hodhën në një kazan mbeturinash.

Sa i përket viktimës së dytë, autori pretendon se ajo vdiq më 24 korrik 2025, gjithashtu në bodrumin e tij, pas përdorimit të drogës. Ai tha se më pas e transportoi trupin në çatinë e pallatit ku banon dhe e fshehu në një papafingo.

“Ra në gjumë dhe nuk u zgjua më”, ka deklaruar ai, ndërsa autoritetet theksojnë se autopsia do të zbardhë shkaqet reale të vdekjes.

Hetimet morën kthesë vendimtare kur oficerët e policisë konstatuan se dy gratë e zhdukura kishin një njohje të përbashkët me 52-vjeçarin.

Pas ndjekjes së tij, policia ndërhyri dhe e arrestoi. Aktualisht, hetimet e policisë greke janë në zhvillim, ndërsa ekipe speciale po kontrollojnë banesën ku dyshohet se ndodhën krimet.

Autoritetet bëjnë me dije se pritet edhe arrestimi i personit tjetër që, sipas dëshmisë së autorit, ishte i pranishëm në bodrum gjatë vrasjes së parë./tvklan.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…