Aksidenti fatal me 7 viktima në Rumani! I mbijetuari flet për shkaqet: Çfarë ndodhi me shoferin

Një nga tifozët e PAOK-ut që u plagosën në aksidentin tragjik në Rumani ka deklaruar se “timoni u bllokua gjatë parakalimit për shkak të sistemit lane assistant”, sipas mjekut grek Dimitris Koukoulas, i cili ndodhej në spitalin ku u dërguan të rinjtë.

Koukoulas e bëri publik dëshminë duke folur për televizionin shtetëror grek ERT.

Mjeku u shfaq thellësisht i tronditur, duke theksuar se gjendja emocionale është shumë e rëndë. “Nuk jam mirë, mezi marr frymë. Isha pranë nënës së njërit prej fëmijëve që humbën jetën”, tha ai, duke shtuar se të hënën në mbrëmje kishte komunikuar me familjarët e viktimave dhe ishte informuar se nëna e të plagosurit rëndë është nisur drejt Rumanisë.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se mbetet për t’u sqaruar nëse sistemi i asistencës së korsisë ka luajtur rol në aksident. Sipas ekspertëve, ky sistem çaktivizohet automatikisht kur shoferi ndez sinjalin e kthesës, pasi “kupton” se ndryshimi i korsisë është i qëllimshëm. Në pamjet e publikuara nga kamera e një kamioni, duket se shoferi kishte ndezur sinjalin, çka do të thotë se, nëse sistemi funksiononte normalisht, nuk do të duhej të ndërhynte në timon.

Aksidenti i rëndë ndodhi në qarkun Timi?, në rrugën DN6–E70, pranë qytetit Lugoj. Një furgon me dhjetë tifozë të PAOK-ut, që udhëtonin nga Greqia drejt Lionit të Francës për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre, u përplas ballë për ballë me një kamion, pasi fillimisht kishte kryer një parakalim dhe më pas u rikthye papritur në krahun e kundërt të rrugës.

Mes viktimave është edhe një shqiptar, i identifikuar si Vasil Pilo i cili jetonte prej vitesh me familjen e tij në Alexandria të Imathias, në Greqi.

Ndërkohë, Genci Sadiku, shqiptari tjetër i përfshirë në aksident, ka arritur të komunikojë shkurtimisht me familjen e tij, duke i siguruar se është jashtë rrezikut për jetën.

“Nuk e di si jam gjallë, por jam mirë. Do të kthehem në Shqipëri”, kanë bërë të ditur familjarët e tij për mediat greke,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…