ÇMENDURI! FREDI BELERI “ZBULON” ORIGJINËN E EDI RAMËS: NËNA E TIJ ËSHTË GREKE NGA HIMARA, MBANTE MBIEMRIN KOLEKA! AI NA URREN, POR…

Eurodeputeti Fredi Beleri ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një intervistë për median grekeParapolitika.gr, duke pretenduar se origjina nga nëna e kreut të qeverisë shqiptare është greke.

Sipas Belerit, nëna e Edi Ramës, Aneta Rama-Koleka, ishte nga Mali i Himarës dhe i përkiste familjes Koleka, të cilën ai e cilëson si “familje me origjinë greke”. Ai shton se vëllezërit e saj kanë studiuar në Korfuz dhe se zona e Himarës është historikisht minoritare.

“Pikërisht për shkak të origjinës së tij, Edi Rama ka një kompleks dhe një antipati ndaj çdo gjëje greke. Ky është një delir i vazhdueshëm anti-grek, që i shërben për vota”, është shprehur Beleri.

Ai ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar se Rama është “po aq grek sa zyrtarë të lartë të shtetit grek”, duke përmendur ministrin e Mbrojtjes Nikos Dendias dhe zëvendësministrin Stefanos Ghikas, të cilët sipas tij vijnë nga i njëjti fshat me nënën e kryeministrit shqiptar.

Beleri ka rikujtuar gjithashtu kundërshtimin e Ramës ndaj Marrëveshjes së Detit me Greqinë, duke e cilësuar atë si pjesë të një strategjie të qëllimshme politike dhe psikologjike.

Deklaratat kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa tensionet mes Tiranës dhe Athinës duket se po marrin një tjetër dimension politik dhe mediatik

Related Posts

Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Ndarja e Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i Belinda Ballukut, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të detajeve të…

Zbulohen trupat e pajetë të dy femrave në Selanik, provat e gjetura janë të frikshme

Thriller me zbulimin e dy trupave të pajetë në Selanik të Greqisë, provat e gjetura janë shqetësuese. Një 52 vjeçar është arrestuar për vrasjen e tyre ndërsa…

Aksidenti fatal me 7 viktima në Rumani! I mbijetuari flet për shkaqet: Çfarë ndodhi me shoferin

Një nga tifozët e PAOK-ut që u plagosën në aksidentin tragjik në Rumani ka deklaruar se “timoni u bllokua gjatë parakalimit për shkak të sistemit lane assistant”,…

Tjeter gje e rende sapo ndodhi, nje nga tifozet

Një tjetër lajm i keq ka prekur ‘familjen’ e PAOK, pasi një tifoz i kësaj skuadre ka ndërruar jetë pas lajmit tragjik për aksidentin me 7 viktima….

Jep doreheqjen njeriu i afërt i Ramës

Genti Gazheli, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, raporton Publik.al. Lëvizja vjen në një moment ku raportohet…

Ngjarje e rende ne Durres, detajet

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen Kodër, Shijak. Sipas raportimeve të policisë, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35…