Ndarja e Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i Belinda Ballukut, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të detajeve të reja që po dalin në dritë pas divorcit të bujshëm.
Në daljen e parë publike pas ndarjes, moderatorja pranoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar prej vitesh në kriza të përsëritura. Ajo zbuloi se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020, por në atë kohë kishin vendosur të qëndronin bashkë për hir të familjes.
“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” u shpreh Neda asokohe.
Historia e çiftit nisi në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ku të dy morën pjesë si konkurrentë. Lidhja e tyre u shndërrua shpejt në një nga romancat më të komentuara të kohës, ndërsa në vitin 2015 ata kurorëzuan dashurinë me martesë. Nga kjo lidhje kanë ardhur në jetë dy djem dhe një vajzë.
Më datë 16 janar, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka lëshuar urdhër të menjëhershëm mbrojtje në favor të Neda Ballukut, për shkak të dhunës që është ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti Ogren Balluku.
Sipas një vendimi të Gjykatës të Tiranës të cilën e disponon Boldnews.al, pak ditë pas këtij vendimi, ka qenë Ogren Balluku ai i cili ka kërkuar urdhër mbrojtje me pretendimet se ka qenë subjekt i dhunës së vazhdueshme verbale, psikologjike dhe herë pas here ka përjetuar edhe episode të dhunës fizike.
Sipas dëshmisë së Ogren Ballukut në Gjykatën e Tiranës, ai është dhunuar verbalisht me fjalë si: “Ordiner, kafshë, kriminel dhe hajdut”. Ndërkohë shton më tej e ka kërcënuar verbalisht me fjalët: “Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr, etj”.
Siç thuhet në dokument, Ogren Balluku ndihet i dhunuar nga sjellja e Neda Ballukut, e cila, (sipas tij), ka hapur kamerat e supermarketeve për të parë lëvizjet e tij dhe të fëmijëve të tyre. Po ashtu, ai ndihet i përndjekur nga bashkëshortja e tij e cila, sipas tij, ka sjellë prova në gjykatë ku tregon se i përgjon banesën e tij.
Dëshmia e Ogren Ballukut:
“Kam pasur shqetesime te vazhdueshme nga bashkeshortja ime Neda Balluku dhe do te kerkoj te pajisem me Urdher te Menjehershem Mbrojtje per vete dhe djalin tim. Ne kemi rreth nje vit qe kemi mosmarrveshje mes nesh por sefundmi qe nga largimi i saj nga banesa jam subjekt i dhunes se vazhdueshme verbale dhe psikologjike. Hera heres ka pasur dhe episode te dhunes fizike te shfaqura dhe ne sy te femijeve. Jam i dhunuar verbalisht me fjalet me te ulta qe mund ti thuhen nje njeriu si (ordiner, hajdut, kriminel, kafshe, etj.) dhe keto i ka thene ne sy te gjyqtareve avokateve dhe personave te tjere ne seance. Gjithashtu disponoj mesazhe dhe kercenime me kete gjuhe. Une dhe dy djemte e mi jemi te pergjuar ne shtepine tone me pergjime vizuale dhe zanore te cdo lloj forme. Keto pergjime te paligjshme i ka sjelle vete bashkeshortja ime si prova ne procesin e themelit ne gjykate. Me kercenon verbalisht me fjalet do te bej te vrasesh veten, do prekesh fundin, mos gjetsh varr, etjera fjale si keto. Une dhe djali i madh ndihemi te dhunuar sa here afrohet me prezencen e saj, cdo here qe ka takime me djemte jemi ne stres qe mos te kaloje as dy minuta nga orari i takimit se do te denoncohemi ne polici. Ne menyre te perseritur ajo i bie telefonit tim orar pa orar, si dhe ziles se shtepise duke shkaktuar ankth tek dy djemt tane. Qendron poshte shtepise time me ore te gjata duke na vezhguar mbi levizjet qe bejme. Une ndjehem i vezhguar dhe i dhunuar ne privatesine e baneses time dhe mjedisit ku jetoj. Si pasoje e veprimeve te saj dy djemte e mi shfaqin shenja ankthi dhe frike duke me kerkuar qe te jem gjithnje prezent kur nena e tij ka oraret per takim. Diten e premte me date 16.01.2026 te dy djemt jane perballur me dhune psikologjike ne ambjentet e shkolles “Viktor Hygo” pasi nena e tyre eshte paraqitur per ti marre dhe te dy djemte kane refuzuar qe te shkojne me te me vullnetin e tyre.“
Gjykata e Tiranës vendosi refuzimin e kërkesë padisë së paditësit Ogren Balluku ndaj të paditures Neda Balluku, për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Siç shkruhet edhe në vendimin e Gjykatës së Tiranës të zbardhur nga Boldnews.al, Neda Balluku pretendon se ish-bashkëshorti, krahas veprave të tjera, e ndalon padrejtësisht dhe në shkelje me ligjin të takojë dy djemtë, e dëbon nga banesa dhe e ofendon në sy të fëmijëve dhe i manipulon ata duke u folur keq për të ëmën.
Dëshmia e Neda Ballukut:
“Kam per te deklaruar se per daten 20.01.2026 une me shtetasin Ogren jam takuar vetem ne sallen e gjyqit ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane per gjyqin e divorcit dhe ne asnje moment nuk e kam kercenuar apo dhunuar fizikisht apo psikologjikisht kete shtetas, deshmitar per kete kam dhe gjyqarin dhe anetaret e tjere te salles se gjyqit. Pas mbarimit te seances gjyqesore kam ikur ne pune, ne oren 20:30 jam paraqitur poshte baneses I shkrova ne whats up I kerkova te me zbriste vajzen dhe me pas vajzen e ka zbritur mikesha e familjes e quajtur Arifa Aliu, me Ogrenin nuk kam patur kontakt. Per sa 1 perket dates 16.12.2026. per sa I perket dates 16.12.2026 me kete shtetas jam takuar vetem ne sallen e gjyqit ku mua me eshte dhene urdher mbrojtje nga gjykata ndaj shtetasit Ogren Balluku me nr. Vendimi 10205 date 16.01.2026. Dita e premte sipas vendimit te gjykates nr.17084 date 14.11.2025 per marjen e mases se perkoheshme per takimin me femijet e mitur ku une shkova ne shkollen e femijeve sipas ketij vendimi per ti takuar dhe mare, nuk jam lejuar sepse si gjithmone Ogreni vjen ne shkolle I merr femijet ne banesen e tij dhe nuk mi lejon mua. Ai ka ardhur I shoqeruar me avokatin e tij e cila ndermjetesoi qe ai te mos rinte ne banese dhe une te ngjitesha ne banese dhe te rija me femijet e mi. kam ndenjur rreth 45 minuta dhe nuk kam pasur asnje problem apo konflikt sepse Ogreni nuk ka ndenjur ne banese, dhe pata kohe te flisja me te dy djemte dhe tu shpjegoj situaten tone. Mendoj qe kerkese padija e tij eshte bere per kunderpeshe ndaj urdheit tim te mbrojtes sepse eshte sjellje e perseritur me qellim per te penguar vendimin e gjykates per te takuar femijet e mi, me te cilet nuk ri prej kater muajsh sepse Ogreni nuk e ka respektuar asnjehere ate dhe qe nga urdheri im I mbrojtjes ai 1 sjell me permbarim femijet. Disponoj te gjitha provat per gjerat qe deklaroj dhe kam dhe deshimtare qe mbashtesin theniet e mia. Dua te deklaroj se une nuk kam ushtruar per asnje second dhune fizike apo psikolgjike ndaj Ogren Ballukut apo femijeve te mie por e kunderta eshte e vertete ai ofendon, shan dhe denigron mua ne sy te femijeve, me debon nga banesa ne prani te femijeve dhe u flet femijeve kunder meje me qellim per ti manipuluar pasi ne jemi ne beteje ligjore per kujdestarine e femijeve ne gjykate.
Jam paraqitur ne Komisariatin Nr.1, kater here, dy here kam bere kallzime per mosrespektim e vendimeve te gjykates dhe nje here kam dhene deklarate, heren e fundit kam mare urdher mbrojtje sepse nuk me zbriste vajzen per ta takuar dhe mare sipas vendimit te gjykates por vetem pas telefonates ne 112 dhe ardhjes se permbarimit ky shtetas ka zbritur vajzen poshte dhe e kam mare une sipas vendimit te gjykates.”/ Boldnews.al