“U divorcova se nuk i tregova çarçafët e virgjërisë”, përplasje e akuza mes nuses dhe ish-vjehrrës në Durrës

Një histori familjare e mbushur me konflikte, akuza dhe plagë të vjetra është bërë publike përmes emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke rikthyer në vëmendje ndërhyrjen e familjarëve në jetën bashkëshortore dhe pasojat që këto përplasje sjellin te fëmijët.

Disa ditë më parë, emisioni trajtoi rastin e dy gjyshërve nga Durrësi, të cilët, pavarësisht se dispononin një vendim gjykate, nuk arrinin të takonin nipin e tyre 8-vjeçar. Rasti u publikua pa identifikuar anëtarët e familjeve, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, dhe u mbështet në dokumente zyrtare si dhe në komunikim me institucionet përkatëse.

Pas transmetimit, nëna e të miturit kërkoi një ballafaqim me ish-vjehrrën, duke e akuzuar se kishte shpifur dhe kishte ngritur akuza të pavërteta për dhunë. Takimi u zhvillua në Durrës dhe fillimisht u shoqërua me përshëndetje dhe përqafime, por shumë shpejt situata degradoi në debate të forta dhe akuza të rënda që lidhen me jetën martesore dhe marrëdhëniet familjare.

Nusja deklaron se problemet me ish-vjehrrën kanë nisur që në fillim të martesës, pasi ajo nuk pranoi t’i tregonte çarçafët e virgjërisë, një veprim që, sipas saj, u kthye në shkak armiqësie dhe ndërhyrjesh të vazhdueshme në jetën e çiftit. Ajo pretendon se ish-vjehrra ndërhynte në çdo aspekt të marrëdhënies bashkëshortore dhe se kjo sjellje ndikoi drejtpërdrejt edhe në prishjen e martesës, duke çuar në divorc.

Nga ana tjetër, ish-vjehrrja i mohon kategorikisht akuzat, duke theksuar se ka edhe dy nuse të tjera dhe se nuk ka pasur probleme me to. Ajo shprehet se qëllimi i saj i vetëm është të takojë nipin dhe të mos pengohet në ushtrimin e kësaj të drejte. Gjatë debatit, ajo i drejtohet ish-nuses me fjalët: “Vazhdo jetën tënde, por mos na pengo të takojmë djalin.”

Në konflikt përfshihet edhe nëna e nuses, e cila akuzon ish-vjehrrën për ndërhyrje të thella në jetën private të çiftit dhe për ndikim negativ te djali i saj në mënyrën e sjelljes ndaj bashkëshortes. Ajo përmend edhe shqetësime për sjellje të papërshtatshme ndaj fëmijës, por thekson se nuk është deklaruar asnjëherë se djali ka abuzuar me nënën e tij.

Debati mes palëve mbetet i tensionuar dhe shpeshherë ish-vjehrrës nuk i është lënë hapësirë për të shprehur plotësisht versionin e saj. Në përfundim, nëna e nuses kërkon që ish-vjehrrja të kërkojë falje publike për publikimin e rastit dhe akuzat e ngritura, ndërsa kjo e fundit refuzon dhe deklaron se do të ndjekë rrugën ligjore për të ushtruar të drejtën e saj për të takuar nipin.

Një histori që nxjerr në pah se konfliktet familjare, kur shndërrohen në përplasje të hapura, lënë pasoja të thella, veçanërisht për fëmijët që mbeten në mes të tyre./Topchannel

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…