Një 67-vjeçare ka kallëzuar pranë Komisariatit të Gramsh, largimin pa gjurmë të mbesës së saj 14-vjeçare, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e saj.
E moshuara me inicialet S. M. ka deklaruar se e mitura është larguar nga banesa dhe nuk po mundet të kontaktojë me të, çka ka shtuar shqetësimin se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe.
Policia ka konfirmuar se menjëherë pas kallëzimit kanë nisur kërkimet për gjetjen e vajzës, ndërsa nuk janë dhënë detaje mbi rrethanat apo shkaqet e largimit të saj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.