Një mjek në spitalin e Lushnjes është dhunuar nga një punonjës i këtij institucioni pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive xhelozie. Mjeku 31-vjeçar Doris Sholla është dhunuar nga 54-vjeçari Altin Alla, me detyrë oksigjenist në këtë spital. Bashkëshortja e tij punonte si infermiere në të njëjtin institucion shëndetësor.
Dyshohet se konflikti ka lindur për shkak të pretendimeve të 54-vjeçarit se mjeku Sholla e thërriste bashkëshorten e tij në punë jashtë orareve të zakonshme. Fillimisht, mes palëve ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike brenda ambienteve të spitalit. Rasti është referuar në Komisariati i Policisë Lushnjë, ku specialistët për Hetimin e Krimeve kanë ndërhyrë duke arrestuar shtetasin A. A., 54 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale të konfliktit për motive të dobëta.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Lushnjës për veprime të mëtejshme hetimore.