Pushtet, para dhe sekrete! Rrjeta e merimangës e Jeffrey Epsteinit

Rrjeti i ndërtuar nga Jeffrey Epstein përfaqësonte një ekosistem të vendosur në kryqëzimin mes parasë, pushtetit, ndikimit dhe fshehtësisë. Në qendër të tij ishte aksesi i drejtpërdrejtë tek politikanë, familje mbretërore, financierë, shkencëtarë, figura të medias dhe kulturës. Ishte një ambient ku shantazhi shpesh nuk ishte i nevojshëm, sepse marrëveshja e heshtur për diskrecion ishte pjesë e sistemit. Marrëdhëniet ndërtoheshin mbi besimin e ndërsjellë se sekretet do të mbeteshin të tilla.

Dokumentet e publikuara tregojnë se kontaktet e Epstein ishin jashtëzakonisht të larmishme. Mes emrave të përmendur gjenden Noam Chomsky, Steve Bannon, Stephen Hawking. Shkëmbimet e email-eve përfshinin tema që varionin nga çmimi i naftës, investimet globale dhe matematika, deri tek komente vulgare për gratë dhe diskutime mbi menaxhimin e mediave.

Abuzimi dhe “malli i shkëmbimit” Brenda këtij universi, sipas dokumenteve të konsultuara nga kongresmeni Jamie Raskin, gratë shpesh përdoreshin si “mall shkëmbimi”. Në disa raste përmenden edhe vajza shumë të reja, madje referenca për një fëmijë nëntëvjeçar.

Në një email të tetorit 2012, Boris Nikoliç, këshilltar shkencor i Epsteinit, i shkruan: “Të lutem, përgatite vajzën”. Vajza në fjalë u prezantua tek Kimbal Musk, vëllai i Elon Musk, me të cilin pati një lidhje disa mujore, ndërsa vazhdonte t’i përcillte Epsteinit mesazhet private që merrte.

Politika dhe financa: emra të fuqishëm Mes figurave më të njohura që shfaqen në dokumente janë Bill Clinton dhe Donald Trump.

Clinton shfaqet në fotografi në avionin privat të Epsteinit dhe në ambiente private, ndërsa në shtëpinë e financierit ndodhej edhe një pikturë e ish-presidentit i veshur si grua. Trump, me ose pa Melanian, shfaqet në festa të ndryshme të organizuara në praninë e vajzave të reja.

Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak përmendet mijëra herë në dosje, me një miqësi të bazuar në muzikë, matematikë dhe investime ndërkombëtare.

Në Britani, Peter Mandelson rezulton të ketë qenë shpesh mysafir në shtëpinë e Epsteinit dhe i përfshirë në shkëmbim informacionesh financiare të ndjeshme.

Edhe Larry Summers, ish-sekretar i Thesarit dhe ish-president i Harvardit, kishte një miqësi shumëvjeçare me Epsteinin, duke i kërkuar madje edhe këshilla sentimentale.

Kompanitë e mëdha teknologjike dhe miliarderët Marrëdhënia me Bill Gates dokumentohet me fotografi dhe email-e. Ish-bashkëshortja e tij, Melinda, e ka përshkruar Epsteinin si “personifikim i të keqes”.

Në një email të vitit 2012, Elon Musk pyet për festat në ishullin privat të Epsteinit, Saint James, edhe pse më vonë ka mohuar praninë e tij atje.

Mes kontakteve të tjera në botën e teknologjisë përmenden Mark Zuckerberg, apo Peter Thiel.

Showbiz dhe kultura Në evente sociale me Epsteinin dhe bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxwell shfaqen figura si Mick Jagger, David Copperfield, Michael Jackson, Naomi Campbell.

Po ashtu, regjisorë dhe aktorë të njohur shfaqen në darka dhe aktivitete private në rezidencën e tij në Nju Jork.

Familjet mbretërore dhe akuzat më të rënda Rrjeti përfshinte edhe figura mbretërore, si Mohammed Bin Salman, apo Mette-Marit.

Por figura më e përfolur është Prince Andrew, i cili hyri në kontakt me Epsteinin përmes Ghislaine Maxwell. Ai u përball me akuza nga Virginia Giuffre, e cila deklaroi se ishte dhënë tek ai nga Epsteini, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Një rrjet që tronditi botën Rrjeta e Jeffrey Epsteinit nuk ishte thjesht një rrjet social elitar. Ishte një strukturë ndikimi që lidhte politikën, financën, teknologjinë, akademinë dhe showbiz-in, me sekrete që vazhdojnë të dalin në dritë përmes dokumenteve të reja.

Rasti mbetet një nga skandalet më të mëdha globale, sepse nuk ka të bëjë vetëm me një individ, por me një sistem marrëdhëniesh ku pushteti dhe heshtja funksiononin paralelisht.

Related Posts

Vjen lajmi i madh nga SHBA: Ja kur pritet të përfundojë lufta me Iranin

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, deklaroi se lufta mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani mund të përfundojë brenda pak javësh. Sipas tij, përfundimi i…

Irani KË*CËNON me jetë kryeministrin e..

Irani ka paralajmëruar se do të “ndjekë dhe vrasë” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa përplasjet me Izrael vazhdojnë në ditën e 16-të të luftës në Lindjen e…

“Balluku, çështje e mbyllur”, Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo…

Ja pse barijntë nuk lindin fëmijë/ Mjeku shpjegon fenomenin e veçantë në Kukës

Gjinekologu Zyhdi Eshja ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” ku në fjalën e tij ai shpjegoi një fenomen të çuditshëm në Kukës që barijntë nuk bënin fëmijë….

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…