Ekz*kutohet në makinë pas sherrit në lokal i riu shqiptar në Itali. Emri

MONTECALVOLI, 14 SHKURT 2026 – Një 25-vjeçar shqiptar është qëlluar për vd ekje me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Itali. Viktima është identifikuar si Kevin Muharremi, i cili u godit me plumba teksa ndodhej në automjetin e tij, në zonën e Montecalvolit, në provincën e Pizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të shtune. Sipas mediave italiane, ekzekutimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti që i riu kishte pasur më herët në një klub nate në zonën e Valderës.

Në momentin e sulmit, Muharremi po udhëtonte me një mik. Ai ishte ulur në sediljen e pasagjerit kur, sipas hetimeve paraprake, një automjet tjetër është afruar pranë tyre dhe nga aty janë qëlluar disa të shtëna me armë zjarri. Pas sulmit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vend, por 25-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve, ndërsa po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe dëshmitë e personave që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Related Posts

Vjen lajmi i madh nga SHBA: Ja kur pritet të përfundojë lufta me Iranin

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, deklaroi se lufta mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani mund të përfundojë brenda pak javësh. Sipas tij, përfundimi i…

Irani KË*CËNON me jetë kryeministrin e..

Irani ka paralajmëruar se do të “ndjekë dhe vrasë” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa përplasjet me Izrael vazhdojnë në ditën e 16-të të luftës në Lindjen e…

“Balluku, çështje e mbyllur”, Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo…

Ja pse barijntë nuk lindin fëmijë/ Mjeku shpjegon fenomenin e veçantë në Kukës

Gjinekologu Zyhdi Eshja ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” ku në fjalën e tij ai shpjegoi një fenomen të çuditshëm në Kukës që barijntë nuk bënin fëmijë….

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…