Dy policë gjejnë 1 mijë euro dhe ia japin qytetarit, Proda: Dhe pse ishit jashtë orarit u treguat të ndershëm

Dy punonjësve të rinj policie, raportohet të kenë gjetur në rrugë, diku afër Rinasit një çantë me 1 mijë euro dhe pasi e kanë kërkuar në Facebook, e kanë gjetur dhe ia kanë dhënë mbrapsht. Historia zë fill mbrëmjen e djeshme. Klejdin Lleshaj (Qarkullimi Rrugor Lezhë) dhe Durim Xhakaj (Qarkullimi Rrugor Shkodër), rreth orës 22:30, në rrugën e Rinasit, duke u kthyer për në shtëpitë e tyre nga Tirana për në Lezhë e Shkodër, së bashku me familjarët e tyre, gjetën një çantë në rrugë me dokumente, një shumë parash dhe një celular, të një personi që ishte kthyer nga Italia.

Nëpërmjet pasaportës dhe rrjeteve sociale, ata bënë identifikimin dhe gjetjen e pronarit, si dhe kthimin e çantës me 1000 euro, dokumente dhe celularin 34-vjeçarit nga Kavaja.

Për këtë veprim, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u ka dërguar një mesazh falënderimi për veprimin që e cilëson sa qytetar, aq edhe kuptimplotë, që nderon uniformën e Policisë së Shtetit dhe mishëron vlerat e integritetit, humanizmit dhe përgjegjësisë që qëndrojnë në themel të misionit tonë.

Këtë mesazh, Proda e ka shfrytëzuar edhe si mundësi për të kritikuar opozitën: “Pavarësisht se ishit civilë, jashtë orarit të shërbimit, me veprimin tuaj treguat integritet dhe dëshmuat edhe njëherë se mijëra djem e vajza, gra dhe burra që shërbejnë në radhët tona nuk janë ashtu siç tentojnë t’i përbaltin, por janë njerëz që sakrifikojnë me ndershmëri për ligjin dhe qytetarin”. /noa.al

Related Posts

“Balluku, çështje e mbyllur”, Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo…

Ja pse barijntë nuk lindin fëmijë/ Mjeku shpjegon fenomenin e veçantë në Kukës

Gjinekologu Zyhdi Eshja ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” ku në fjalën e tij ai shpjegoi një fenomen të çuditshëm në Kukës që barijntë nuk bënin fëmijë….

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…

HOROSKOPI JAVOR (16-22 mars 2026): Parashikimi dhe Renditja e shenjave sipas FATIT

Renditja e shenjave më me fat të javës nga 16 deri më 22 mars 2026: këto janë ditët e fundit të Mërkurit në lëvizje retrograde, gjë që…

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…