I verbri më i famshëm në Shqipëri i jep Audit me 50 km/h

Duke i dhënë Audit me 50 km/h, flet tezja e Stenaldos për videon virale në JOQ
Një video e publikuar në JOQ e cila më pas është bërë virale në rrjetet sociale ku shfaqet Stenaldo, i verbri më i famahëm në Shqipëri duke drejtuar një automjet me rreth 50 km/orë, ka shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta në publikun online.

Pamjet kanë tërhequr vëmendje, pasi protagonisti i videos është i verbër, fakt që solli përhapjen e menjëhershme të materialit dhe një valë komentesh nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Pas bujës së krijuar, ka reaguar edhe tezja e Stenaldos gjatë një interviste televizive, ku ka dhënë sqarime mbi rrethanat e realizimit të videos. Ajo theksoi se pamjet nuk janë të kohëve të fundit, por i përkasin një periudhe rreth pesë vite më parë dhe lidhen me një provë të shkurtër.

Sipas saj, në atë kohë Stenaldo kishte pranuar të testonte makinën e një miku dhe gjatë xhirimit kanë qenë të pranishëm edhe familjarë dhe persona të tjerë. Ajo e përshkroi situatën si një moment spontan, por të kontrolluar.

Tezja shtoi se ai është natyrë që pëlqen sfidat dhe përjetimet me adrenalinë, ndërsa reagimet negative në rrjet nuk kanë ndikuar te familja.

“Ai do të provojë gjithçka. Ajo video është realizuar pesë vite më parë dhe bëri vetëm një xhiro të shkurtër me shokun e tij që komentonte t’ia provonte makinën. Ne kemi qenë të gjithë aty. Atij i pëlqen adrenalina dhe komentet negative nuk na bëjnë përshtypje”, u shpreh ajo.

*****************************************

VIDEON E GJENI NË FUND NË POST

Një video e pazakontë është siguruar së fundmi nga JOQ, ku një person i verbër është konstatuar duke drejtuar një automjet tip “Audi” me shpejtësi rreth 50 km/h.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta dhe habi tek qytetarët, se si mund të lihet në timonin e një mjeti një person që nuk mundet të shohë.

Aktualisht i verbri më i famshën në Shqipëri nuk ka qenë një mjet autoshkolle dhe mjeti po drejtohej në kushte normale.

Ndjekësit e rrjeteve sociale e kanë marrë rastin me humor e disa të tjerë janë shprehur të habitur nga videoja.

Related Posts

Vjen lajmi i madh nga SHBA: Ja kur pritet të përfundojë lufta me Iranin

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, deklaroi se lufta mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani mund të përfundojë brenda pak javësh. Sipas tij, përfundimi i…

Irani KË*CËNON me jetë kryeministrin e..

Irani ka paralajmëruar se do të “ndjekë dhe vrasë” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa përplasjet me Izrael vazhdojnë në ditën e 16-të të luftës në Lindjen e…

“Balluku, çështje e mbyllur”, Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo…

Ja pse barijntë nuk lindin fëmijë/ Mjeku shpjegon fenomenin e veçantë në Kukës

Gjinekologu Zyhdi Eshja ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” ku në fjalën e tij ai shpjegoi një fenomen të çuditshëm në Kukës që barijntë nuk bënin fëmijë….

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…