Pas pezullimit të Belinda Ballukut, përflitet emri për të marrë detyrën e zv.Kryeministres

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të propozojë emrin që do të mbajë detyrën e zv.kryeministrit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Në koridoret e politikës dhe Qeverisë ka nisur të përflitet emri i Delina Ibrahimaj. Megjithatë duhet theksuar se ende nuk ka një emër zyrtar apo vendim zyrtar për ndryshimin e numrit dy të qeverisë.

Në fund të muajit nëntor SPAK i njoftoi akuzën Belinda Ballukut për hetimin e tunelit të Llogarasë. Po ashtu GJKKO vendosi pezullimin nga detyra. Veprimi u kundërshtua nga Qeveria që e cilësoi ndërhyrje në kompetencat mes pushteteve.

Veprimi vijoi me kërkesën e SPAK në parlament për heqjen e imunitetit dhe për të marrë lejen e arrestit.

Po ashtu Gjykata Kushtetuese vendosi me votim 4 me 4 për të lënë në fuqi pezullimin, duke bërë që Rama të propozojë numrin dy të qeverisë

Delina Ibrahimaj ka lindur në Tiranë, më 23 dhjetor 1983. Që prej muajit shtator 2025, ajo mban postin e Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.

Përpara kësaj detyre, duke nisur nga muaji shtator 2023, ajo ka ushtruar detyrën e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Ndërsa më herët, Ibrahimaj ka shërbyer si Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Në nëntor 2012 ka marrë titullin Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata– Romë, Itali. Në dhjetor të vitit 2009 ka marrë titullin Master i shkencave për Menaxhim të Përgjithshëm nga Universiteti “Luigi Bocconi”– Milano, Itali dhe Bachelor në Menaxhim dhe Ekonominë Ndërkombëtare në të njëjtin universitet.

Znj. Ibrahimaj ka kryer një sërë trajnimesh si programi i trajnimit të trajnerëve, zhvilluar në periudhën mars – qershor 2016 dhe trajner në fushën e Antikorrupsionit dhe Mirëqeverisjes, trajnim i organizuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike me mbështetjen e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit, qeverisë italiane të Administratës Publike në kuadër të projektit “Mbështetje e masave antikorrupsion në Shqipëri”.

Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Znj. Ibrahimaj ka një përvojë të gjatë pune. Në 2019 e në vijim ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në 2016-2019 ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave dhe në 2015-2016 koordinator për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, anëtare e sallës operacionale në Kryeministri. Në periudhën 2011-2015 ka kryer detyrën e ekonomistes pranë Bankës së Shqipërisë si dhe anëtare e Bordit, Zyrtar i Lartë Financiar në Tirana Ekspres, Tiranë Shqipëri. Në periudhën 2007-2010 ka kryer detyrën e menaxherit të përgjithshëm në Urban Distribution, sh.p.k. dhe në periudhën 2005-2007 menaxher në Albanian Distribution Association, sh.p.k., Tiranë, Shqipëri.

Related Posts

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…

Marsi mbyllet me Mot dimri, sinoptikania zbulon cfarë pritet në fillim te Prillit

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, tregoi se moti i keq me…

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut?

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut? Ekspertë nga Universiteti Yale kanë zbuluar një gjendje të re shëndetësore që…

Shkodranja martohet me një indian, habit me ate qe tregon per traditat e tyre: 7 dite duhet te flija me..

Në një intervistë për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ nje vajze nga Shkodra ka treguar një histori të veçantë rreth saj dhe bashkeshortit te saj indian te cilin…

Kur djali im u martua me një grua të divorcuar që kishte një vajzë nga martesa e parë, ai filloi ta rrisë atë si të tijën. Por pas 10 vjetësh, në dasmën e saj na priste një befasim i madh…

Djali im, gati 10 vjet më parë, mori grua një femër të divorcuar. Ajo kishte një vajzë nga martesa e parë. Një fëmijë i mrekullueshëm me emrin…

E frikshme! Pesë djem përdh-nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lejë pa fjalë

Emisioni “Top Story” solli së fundmi në vëmendjen e publikut një nga rastet më tronditëse të dhunës seksuale të dokumentuara gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri…