Shkoi të merrte vëllanë në aeroport që kthehej nga Gjermania. Si ndodhi aks identi tra gjik me 4 vi ktima!

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së të mërkurës në Fushë-Prezë, ku një automjet me të cilin udhëtonin katër të rinj është përplasur me një betoniere dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, të gjithë personat që ndodheshin në automjet kanë humbur jetën.

Viktimat janë identifikuar si vëllezërit Enejd dhe Erildi Laçi, Enrikejd Kurti edhe Andi Laçi, të moshës 20-25 vjeç, nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës. Si ndodhi aksidenti?

Të rinjtë sapo ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit, ku kishin shkuar për të pritur Enejd Laçin, i cili ishte kthyer nga Gjermania.

Pas daljes nga aeroporti, ata ishin nisur drejt banesave të tyre, por rruga u kthye në tragjedi për ta.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se betoniereja sapo kishte përfunduar punën dhe ishte futur në rrugë.

Automjeti tip Benz, me të cilin po udhëtonin të rinjtë, ka ardhur nga pas dhe është përplasur me betonieren, duke shpërthyer menjëherë në flakë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Një nga pistat kryesore të hetimit është nëse betonierja kishte sinjalizuesin e ndalimit të vendosur në pjesën e pasme.

Related Posts

I fundit! Rama me tjeter vendim drastik: Do hiqet..

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e Operatorit të Ujit, duke theksuar problematikat që kanë penguar funksionimin e duhur të sektorit. Ai renditi borxhet e larta, menaxhimin…

E bujshme! Rama i fut fshesën qeverisë dhe shpalos emrat surprizë

Ilir Dako Udhëheqësi Ram thirri me urgjencë kabinetin qeveritar për ti njoftuar se ka ardhur koha të diskutojnë për axhendën e socialistëve dhe të qeverisë në Kuvendin…

Moment i frikshëm: Akrobatja bën sparkadën në një tra dhe bie nga lartësia prej 9 metrash ndërsa publiku shtanget

Akrobatja 19-vjeçare bie nga 9 metra gjatë performancës – shpëton pa lëndime serioze Një moment tronditës u regjistrua në Kolumbi, gjatë një shfaqjeje akrobatike që kishte mbledhur…

Kur djali im u martua me një grua të divorcuar që kishte një vajzë nga martesa e parë, ai filloi ta rrisë atë si të tijën. Por pas 10 vjetësh, në dasmën e saj na priste një befasim i madh…

Djali im, gati 10 vjet më parë, mori grua një femër të divorcuar. Ajo kishte një vajzë nga martesa e parë. Një fëmijë i mrekullueshëm me emrin…

E fr*kshme! Spitaleve u thuhen “të përgatiten për l*ftë” brenda kësaj date

Spitalet franceze kanë marrë një udhëzim zyrtar që të jenë gati për një “angazhim të madh ushtarak” brenda marsit 2026. Lajmi u publikua fillimisht nga e përjavshmja…

Skënderbeu në serialin “Jetë luftëtarësh”! Turqia thyen heshtjen për origjinën etnike të heroit tonë kombëtar: Ka lindur në…

HALIL RAMA Për herë të parë autoritetet shkencore turke thyejnë heshtjen, lidhur me historinë e Skënderbeut dhe kryesisht me origjinën e vendlindjen e tij. Nëse deri sot…