Kursi Euro – Leku arrin minimum të ri historik në 96.41 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po shfaq tendenca të reja në rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye dje me 96.41 lekë, duke prekur përsëri nivelin më të ulët historik, të regjistruar më parë edhe më datë 11 shkurt.

Në të dhënat historike, rënia e Euros nuk është shumë tipike për tremujorin e parë të vitit. Kjo lidhet kryesisht me faktin se gjatë kësaj periudhe të vitit flukset valutore hyrëse në përgjithësi janë më të pakta.

Por, gjatë këtij viti edhe kjo ecuri sezonale duket se po përgënjeshtrohet. Ekspertët mendojnë se tregu valutor paraqitet i ngopur me Euro dhe trysnia nga krahu i kërkesës për monedhën europiane është e dobët.

As blerjet e Bankës së Shqipërisë në vlerat më të mëdha të regjistruara ndonjëherë nuk kanë mjaftuar për të frenuar tendencën në rënie të kursit të Euros. Sipas të dhënave nga tregu, këto ndërhyrje po vazhdojnë edhe gjatë këtij muaji.

Për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë bleu gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit.

Ndërkohë, për vitin 2026, Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm për vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.

Gjatë vitit 2026, janë programuar gjithsej 26 ankande për blerje valute. Ankandi i parë do të zhvillohet në datën 19 shkurt, raporton Monitor.al.

Në muajt janar dhe shkurt, Monitor zhvilloi paralelisht një vrojtim me ekspertë të sektorit financiar dhe një sondazh me publikun lidhur me arsyet e vlerësuara të rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek.

Mbështetur në përgjigjet e ekspertëve, faktori me peshën mesatare më të lartë në vijimësinë e rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë turizmi dhe në përgjithësi rritja e eksporteve të shërbimeve në ekonominë shqiptare.

Faktori i dytë më i zgjedhur nga ekspertët e anketuar janë remitancat. Mesatarisht, ndikimi i këtij faktori në kursin e këmbimit vlerësohet në nivelin 3.91.

Faktori i tretë për nga ndikimi, sipas ekspertëve, janë prurjet informale të valutës, me një vlerësim mesatar në nivelin 3.83. Me një ndikim lehtësisht më të ulët vlerësohen prurjet e paligjshme të valutës, me një vlerësim mesatar 3.58.

Ga ana tjetër, sipas përgjigjeve të sondazhit me publikun, në pjesën më të madhe pjesëmarrësit mendojnë se faktorët kryesorë që kanë sjellë rënien e kursit të Euros janë prurjet e paligjshme të valutës, me 36% të përgjigjeve dhe prurjet informale, me 30% të tyre.

Faktorët e tjerë vijojnë me diferencë të konsiderueshme, duke filluar nga turizmi, me 13% të përgjigjeve, investimet e huaja në prona, me 9% dhe remitancat, me 5%.

Rezultatet e sondazhi tregojnë se, në perceptimin e opinionit publik, ekonomia informale dhe e paligjshme është faktori me ndikimin kryesor në rënien e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut

Related Posts

“Balluku, çështje e mbyllur”, Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo…

Ja pse barijntë nuk lindin fëmijë/ Mjeku shpjegon fenomenin e veçantë në Kukës

Gjinekologu Zyhdi Eshja ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” ku në fjalën e tij ai shpjegoi një fenomen të çuditshëm në Kukës që barijntë nuk bënin fëmijë….

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…

HOROSKOPI JAVOR (16-22 mars 2026): Parashikimi dhe Renditja e shenjave sipas FATIT

Renditja e shenjave më me fat të javës nga 16 deri më 22 mars 2026: këto janë ditët e fundit të Mërkurit në lëvizje retrograde, gjë që…

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…