5 dietat më të vlerësuara sot në botë, Altin Joka: Dieta më e mirë është kjo!

Në vijim të bisedës me nutricionistin e njohur Altin Joka, në studion e ‘Rreze Dielli’ folëm dhe për dietat e dobësimit, ku brenda një dekade,

sipas tij kanë dalë mbi 190 dieta të regjistruara dhe një pjesë e tyre janë sponsorizuar për të rritur obezitetin, kur në fakt duhet të bëjnë të kundërtën.

”Këto dieta fillojnë të reduktojnë sasinë maksimale të rënies në peshë dhe kjo rënie e shpejtë bën që pesha në fakt të rifitohet, ku 95 % e njerëzve e rifitojnë përsëri menjeherë” u shpreh ai.

”Këto lloj dietash janë jo vetëm të dëmshme, por prishin eikulibrat e metabolizmit në organizmin tonë” shtoi ai,

duke theksuar se duhet bërë një studim për peshën e çdo individi para se të futet në një dietë specifike, pasi dy njerëz nuk janë njësoj.

Po cilat janë disa nga dietat më të mira sipas nutricionistit të njohur Altin Joka?

“Sipas paneleve shkencore me studiues nga mbarë bota, është përcaktuar se dieta më e mirë sot për sot është ajo mesdhetare, megjithëse ajo ndahet në pesë nëntipe të saj. Sipas dietës Mesdhetare, duhen konsumuar shumë erëzat, rozmarina, borziloku, majdanozi, koperi, konsumimi jo i shpeshtë i mishit, konsumi i peshkut në sasi të ulta, si dhe drithërat integrale, arroret, perimet si dhe çajrat” thekson nutricionisti.

Më pas Altini foli për dietën ‘Fleksiterane’, e cila është një dietë vegjetariane e kombinuar herë pas herë me ndonjë produkt mishi, ose peshku, ku ka pak yndyrë, prandaj sipas tij quhet Fleksiterane, se është fleksibël. “Kemi dietën ‘Dash’ që është më shumë dietë shëndetësore dhe merret me problemet e hipertensionit. Më pas kemi dhe dietën Ornish, nga doktor Dan Ornish, i cili është fokusuar tek problemet e diabetit, si dhe dietën e ‘Majo Klinik’, e cila ka një përdorim të ulët të kalorive dhe kosumimit të shumë perimeve të papërpunuara” tha nutricionisti në studion e Rreze Dielli.

Në fund kemi dhe dietën ‘Mind’ e cila është një gërshetim i dietës mesdhetare dhe dietës ‘Dash’, pa harruar dhe dietën “TLC” që është specifikisht për kolesterolin. Sipas Altinit këto janë dietat më të rekomanduara nga kërkuesit shkencor të dietave renditur ndër më të mirat.

“Nëse njerëzit fokusohen tek dietat që janë specifike për trupat e tyre, atëherë do të jenë më të shëndetshëm dhe do jetojnë më mirë” u shpreh nutricionisti, duke thënë se sipas tij, dieta më e mirë është dieta e stilit të jetesës, e cila duhet të jetë afatgjatë dhe e përhershme, sepse më i rëndësishëm është shëndeti ynë, nuk është thjesht obeziteti, pasi ka njerëz që mund të jenë jo mbi peshë dhe përsëri nuk kanë një metobolizëm të shëndetshëm. “Sot në botë 88% e njerëzve nuk janë të shëndetshëm metabolikisht dhe për t’a mbajtur metabolizmin shëndetshëm duhet një dietë e stilit të jetesës, duke patur një balancim të ushqimeve, të nivelit të antioksidantëve, të fenoleve që ne marrim, mineraleve, vitaminave, pra mënyrën e kombinimit të të gjithë produkteve brenda një regjimi të përcaktuar që ta kthejmë në stil jetese” thekson Altini.

Related Posts

“Balluku, çështje e mbyllur”, Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo…

Ja pse barijntë nuk lindin fëmijë/ Mjeku shpjegon fenomenin e veçantë në Kukës

Gjinekologu Zyhdi Eshja ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” ku në fjalën e tij ai shpjegoi një fenomen të çuditshëm në Kukës që barijntë nuk bënin fëmijë….

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…

HOROSKOPI JAVOR (16-22 mars 2026): Parashikimi dhe Renditja e shenjave sipas FATIT

Renditja e shenjave më me fat të javës nga 16 deri më 22 mars 2026: këto janë ditët e fundit të Mërkurit në lëvizje retrograde, gjë që…

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…