Trọmbọza e rrallë pas vaksinës anti-C0VlD, studimi i ri shpjegon shkakun

Një studim i fundit ka zbuluar se rastet e rralla të trombozës pas vaksinës anti-C0VID të AstraZeneca lidhen me një proteinë të adenovirusit të modifikuar, që përdoret për të nxitur përgjigjen imunitare ndaj SARS-CoV-2.

Tek disa persona me një profil të veçantë gjenetik, kjo proteinë mund të shkaktojë prodhimin e antitrupave që, në vend të virusit, lidhen me një faktor të mpiksjes së gjakut (PF4), duke krijuar tromboza dhe hemorragji.

Kjo gjendje e rrallë, e njohur si trombocitopenia trombotike imune e induktuar nga vaksina (VITT), është vërejtur kryesisht tek gratë nën 50 vjeç gjatë fushatës fillestare të vaksinimit që ishin imunizuar me vaksinën AstraZeneca.

Studiuesit australianë të Flinders University kanë identifikuar se tek disa pacientë, qelizat B prodhojnë antitrupa me ngarkesë të tepruar negative, të cilët sulmojnë PF4 me ngarkesë pozitive, duke nisur një reagim zinxhir që formon mpiksje dhe shteron trombocitet, duke shkaktuar hemorragji.

Pavarësisht këtyre rasteve, ato janë jashtëzakonisht të rralla. Në Evropë u regjistruan vetëm rreth 900 raste VITT nga më shumë se 3 miliardë doza të dhëna globalisht. Agjencitë rregullatore kanë konkluduar se përfitimet e vaksinave tejkalojnë rreziqet e rralla.

Zinxhiri kompleks i reaksioneve përshkruhet në një artikull të botuar në “New England Journal of Medicine”, i cili është i rëndësishëm për zhvillimin e vaksinave të ardhshme që përdorin adenovirusin si vektor, të cilat janë më të lehta për prodhim dhe ruajtje dhe përdoren për sëmundje si tuberkulozi, Ebola dhe meningiti.

Related Posts

Vjen lajmi i madh nga SHBA: Ja kur pritet të përfundojë lufta me Iranin

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, deklaroi se lufta mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani mund të përfundojë brenda pak javësh. Sipas tij, përfundimi i…

Irani KË*CËNON me jetë kryeministrin e..

Irani ka paralajmëruar se do të “ndjekë dhe vrasë” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa përplasjet me Izrael vazhdojnë në ditën e 16-të të luftës në Lindjen e…

“Balluku, çështje e mbyllur”, Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo…

Ja pse barijntë nuk lindin fëmijë/ Mjeku shpjegon fenomenin e veçantë në Kukës

Gjinekologu Zyhdi Eshja ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” ku në fjalën e tij ai shpjegoi një fenomen të çuditshëm në Kukës që barijntë nuk bënin fëmijë….

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…