Biznesmeni i njohur përfundon në SPAK, biznesmeni i tuneleve do të japë llogari bashke me oligarkët e tjerë

Biznesmeni Rrok Gjoka, i njohur në sektorin e infrastrukturës si “biznesmeni i tuneleve”, pritet të japë llogari në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi që lidhet me projektet e mëdha rrugore në vend, përfshirë tunelin e Llogarasë dhe atë të Rrugës së Arbrit.

Sipas gazetarit Elton Qyno, hetimi ka hyrë në një fazë më intensive dhe përfshin një numër të madh emrash nga sektori i ndërtimit dhe kontraktorëve të projekteve publike.

Përveç Gjokës, pritet të dëshmojnë edhe disa nga figurat më të njohura të industrisë, mes tyre Ilir Shtufi, Pëllumb Salillari dhe Ardit Metaliaj.

Në listën e personave që do të thirren nga SPAK për të dhënë shpjegime për projektet infrastrukturore përfshihen gjithashtu Sadik Ismailaj i kompanisë “Alb-Star”, Gëzim Dani, Paqsor Buzi, Ylli Senka, Kujtim Arifaj dhe një sërë biznesmenësh të tjerë që kanë pasur rol në kontrata apo nënkontrata të lidhura me këto investime.

Mësohet se në ditët në vijim pritet të paraqiten edhe emra të tjerë si Bledar Starova, Eduart Çohadari, Iljan Metaliaj, Çuman Sejdiaj, Gramos Dalipi, Bledar Lloshi, Giovanni Pascale, Vladimir Pjetërgjokaj, Enea Kaçi, Basri Troci, Besmir Çako, Ervis Toska, Ergys Senka, Spartak Demiraj, Leonard Proko, Arbër Abazi dhe Artan Sako.

Hetimet po fokusohen në mënyrën e realizimit të projekteve, procedurat kontraktore dhe flukset financiare që lidhen me këto investime të mëdha publike.

SPAK synon të verifikojë nëse gjatë zbatimit të tyre ka pasur shkelje, favorizime apo elementë të tjerë që mund të përbëjnë vepër penale. /skyweb.al

Related Posts

“Balluku, çështje e mbyllur”, Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo…

Ja pse barijntë nuk lindin fëmijë/ Mjeku shpjegon fenomenin e veçantë në Kukës

Gjinekologu Zyhdi Eshja ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” ku në fjalën e tij ai shpjegoi një fenomen të çuditshëm në Kukës që barijntë nuk bënin fëmijë….

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…

HOROSKOPI JAVOR (16-22 mars 2026): Parashikimi dhe Renditja e shenjave sipas FATIT

Renditja e shenjave më me fat të javës nga 16 deri më 22 mars 2026: këto janë ditët e fundit të Mërkurit në lëvizje retrograde, gjë që…

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…