E pazakontë/ 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe simbolike ka ndodhur në Nitting-Voyer-Hermelange, në verilindje të Francës, ku prindërit e nxënësve kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për të protestuar kundër mbylljes së një klase: kanë regjistruar katër dele si nxënëse.

Shkolla lokale, e përbërë nga pesë klasa, kishte vetëm 94 nxënës, ndërkohë që ligji francez parashikon një minimum prej 98 nxënësish për të shmangur mbylljen e një klase. Përballë refuzimit të institucioneve për të rishikuar vendimin, prindërit kanë vendosur t’i përgjigjen asaj që e quajnë një “ligj absurd” me një vendim po aq absurd.

Nisma nuk ishte thjesht simbolike. Çdo dele u regjistrua zyrtarisht, me formularë që përfshinin emrin, mbiemrin, datën e lindjes, adresën dhe madje edhe emrat e “prindërve”. Dosjet e John Deere, Valériane Deschamps, Phil Tondus dhe Marguerite Duprès u përcollën rregullisht pranë Arsimit Kombëtar francez.

Pronari i deleve, i cili është gjithashtu prind i disa nxënësve të shkollës, theksoi se kjo ishte e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen ndaj një problemi real që po prek zonat rurale: shpopullimi dhe mbyllja graduale e shkollave.

Katër “nxënëset” e reja u pritën me pankarta mirëseardhjeje nga fëmijët, ndërsa për to u sigurua edhe një ambient i veçantë jashtë shkollës, i përshtatur për kafshët.

Ngjarja ka bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, duke hapur një debat të gjerë mbi politikat arsimore, burokracinë dhe realitetin e jetës rurale në Francë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…