Ndryshoi identitetin dhe pamjen, por nuk i shpëtoi at*ntatit. Prapaskenat e vr*sjes së Jani Aliajt në burgun grek

Emisioni “Në Shënjestër” solli këtë të martë, të reja nga hetimi mbi vr asjen e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj në burgun e Koirdhalos në Greqi.

Jani Aliaj, qëndronte në këtë burg prej vitit 2024, por që për të ishte firmosur një ‘kontratë vdekje’, nga e cila duket se nuk shpëtoi kurrë.

‘Kontratë vdekje’ që nuk kishte një datë dhe një firmë në fund të saj, por që ai e dinte shumë mirë që ekzistonte dhe ekze kutimi i saj do të ishte thjesht çështje kohe.

Ashtu siç edhe erdhi më datë 19 Janar 2026.

Jani Aliaj që ishte një personazh po kaq i njohur i krimit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, 49 vjeçari nga Tepelena, Jani Aliaj, kishte përfunduar në këtë burg, pas arrestimit të tij, mbrëmjen e vitit të ri 2024.

Nata ku ai do të duhej të festonte vitin e radhës në arrati, por që e kishte gjetur atë të papërgatitur për suprizën që do i trokiste në derë.

Ku në vend të babagjyshëve, ata që po i trokisnin në portë për t’i dhënë dhuratën e fundvitit, ishin Forcat Speciale të Policisë.

Të cilët kishin kohë që e kishin lokalizuar.

Dhe po prisnin kohën e duhur për ta neutralizuar, kjo duke ditur jo vetëm rrezikshmërinë e tij të lartë si person që kishte kryer krime të shumta, por edhe aftësinë e tij, se si kishte mundur t’i fshihej për një kohë të gjatë autoriteteve ligjzbatuese.

Por që po kështu kishte ditur më së miri të arratisej nga burgu, siç kishte bërë nga ai i Korfuzit, ku ishte izoluar në vuajtje të dënimit me burgim të përjetshëm për vr asjen e një shqiptaru, si edhe armëmbajtje pa leje. Ngjarje këto të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Krime të cilat pas arratisjes nga burgu i Korfuzit në Greqi, e kishin bërë që të fshihej në Shqipëri.

Këtu ku ai ishte përfshië në dy episode të dhunshme me humbje jete. Fillimisht në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa për të vjedhur një sasi të konsiderueshme marijuane, kishte përfunduar me disa të plagosur.

Ku Aliaj ishte në kërkim për tre akuza.

Dhe episodi i dytë edhe më i rëndë, është pikërisht ky këtu që shikoni edhe në këto pamje filmike.

Ku mbrëmjen e datës 1 Maj 2016, Jani Aliaj, u fut në ambientet e brendshme të një lokali në ish-Bllok në kryeqytet dhe qëlloi me një pistoletë me mulli për vdekje, me dy plumba në kokë, Elton Çiçon.

Vr asje për të cilën u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm.

Por që dënimi i tij nuk u ekz ekutua kurrë, pasi menjëherë ai u zhduk nga qarkullimi, për t’u zhvendosur mesa duket në Greqi.

Aty ku jetoi dhe vazhdoi veprimtarinë e tij kriminale, deri natën e arrestimit në ndërrimin e viteve, më 31 Dhjetor 2024.

Ku fshihej me identitetin e rremë Aleksan Kreshnik.

Një identitet që i kishte mundësuar për një kohë të gjatë të lëvizte i lirë.

Por që i kishte dhënë mundësinë të ndërronte edhe pamjen e tij të jashtme.

Siç shikohet edhe në këtë foto, në momentin e arrestimit të tij.

Ku ndryshe nga fotot e tjera të bëra tashmë publike rreth identitetit të tij. ai shfaqet me flokë të mbjella, ose me paruke.

Por çfarë e çoi drejt ekze kutimit Jani Aliajn?

Kush është autori i dyshuar dhe pse hetimet kanë marrë një rrjedhë tjetër?

Ngjarje të komplikuara por që hedhin dritë mbi një sipërmarrje të frikshme kriminale, ku protagonistë janë shqiptarë, të përfshirë në mënxyra që i kanë hije vetëm botës së nëndheshme.

Të cilët kundrejt pagesës janë të gatshëm të mos kursejnë asnjë formë terrori, për të arritur qëllimin e tyre.

Po kaq të frikshëm sa shfaqen edhe vr asësit në burg të Jani Aliajt.

Që duhet t’ua ketë bërë aq shumë borxh, sa ata donin ta hiqnin qafe me çfarëdo lloj forme, apo mundësie që mund t’u vinte në dorë.

Vr asje në burg e cila fillimisht u ndal te një emër.

Një ekz ekutor grek me pagesë i dënuar me burgim të përjetshëm i cili qelinë e tij e kishte ngjitur me atë të Jani Aliaj në sektorin nr 3 të burgut të Koridhalos.

I njëjti vr asës i cili më 18 Gusht 2015, kur ishte vetëm 18 vjeç, kishte vr arë 47 vjeçarin, shqiptarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.

Bashimi, një ish-i dënuar për vjedhje i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Agio Pantaleimona.

Vr asje e cila thuhet se u krye në shenjë hakmarrje, pasi vëllai i tij Marsel Bashimi ishte përfshirë në krime të rënda në Greqi.

Ku në njërin prej tyre kishte bashkëpunuar edhe me dy personazhë të rrezikshëm të krimit. Konkretisht Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të të kërkuar ne Shqipëri për vr asjen e kryekomisarit të policisë, Artan Cuku.

Ngjarje kjo e ndodhur më datë 8 Gusht 2017, në Tiranë.

Por që policia greke dyshoi që në fillim që krimi ishte porositur jashtë burgut. Dhe vrasësi ishte përdorur thjesht për të kryer vr asjen siç ndodh në krime të tilla, ku të përfshirë janë të dënuar me burgime të përjetshme.

Të cilët duke ditur se asgjë nuk mund t’u japë lirinë, pranojnë kundrejt vr asjeve brenda burgjeve, privilegjet që mund t’u ofrojnë porositësit e krimeve.

Jani Aliaj që në fakt për të kjo nuk ishte hera e parë që ishte shënjestër e atentateve të ngjashme.

Ndaj për këtë arsye, pasi kishte kaluar disa muaj në sektorin e burrave në burgun e Koridhalos, për çështje sigurie ai ishte zhvendosur në burgun e grave.

Kjo pas dyshimeve dhe sinjalizimeve që vinin herëpashere për atentate ndaj tij.

Informacione të cilat i kishte edhe policia greke.

Mediat greke

‘Duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një ‘kontratë vdekje’, pak kohë më parë ai ishte transferuar në burgun e grave, për arsye mbrojtje. Por papritmas, më pas ai u vendos pa ndonjë justifikim që të transferohej sërish në burgun e burrave.’

Por në fakt dërgimi i Jani Aliaj në burgun e grave, që në një situatë tjetër do të ishte cilësuar si një fyerje për një eksponent të krimit të rangut të tij, në fakt do kishte qenë një shpëtim për të.

Kjo pasi vetëm dy muaj para se ai të qëllohej me dy goditje vdekjeprurëse thike në qelinë e tij, ai kishte qenë pre e një tjetër su lmi vr astar ndaj tij në burg.

Sul m të cilit i shpëtoi paq.

Por jo aq sa për të ndërgjegjësuar autoritetet e burgut ku ai ndodhej, mbi rrezikun që i kanosej jetës së tij brenda zgavrës së qelisë.

Duke e lënë jetën e tij në mëshirë të fatit.

Një pikëpyetje e cila u ngrit edhe nga gazetarët grekë që merren me analizimin e ngjarjeve të krimit.

Se si është e mundur që autoritetet në burgun e Koridhalos qëndruan spektatore të këtij krimi të paralajmëruar dhe nuk vepruan.

Por ndërsa në fillim emri që u përfol si vrasës në qeli i Jani Aliaj ishte ai grekut 28 vjeçar, të përfshirë në krime të ngjashme, shpejt hetimet rrodhën në një tjetër sens. /Emisioni në Shënjestër/

Related Posts

“Ka ndjenja për Selin, është burrë i martuar/ Deklarata e fortë e Gimbos për Mirin, banori: Të të vij turp, ku e di ti që jam i dashuruar

Gjatë Prime-it të sotëm është shfaqur një video e Gimbos nga dhoma e rrëfimit, në të cilën banori shprehej se Miri ka ndjenja për Selin dhe është…

‘Je gënjeshtari më i madh’! Arbër Hajdari- Mirit: Je xheloz për Selin! U ktheve në armik!

Monika: Të pëlqen apo s’të pëlqen, 60 ditët e tua në Big Brother i ke pasur me Mirin në krah. Sigurisht që ditën e shtunë, lëndimi i…

Kapet me pushkë të mbushur dhe municion pranë Kapitolit, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Kapitolit të SHBA-së arrestoi sot rreth mesditës një 18-vjeçar që po ecte drejt Kapitolit në Uashington, duke mbajtur me vete një pushkë të mbushur dhe…

“Sa turp, për një bluzë”/ Banorëve u kërkohet të kthejnë ‘dhuratat’ nga Luana Vjollca

Një situatë e pazakontë është regjistruar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku dëgjohen banorët duke diskutuar për kthimin…

Ndihen lëkundje sizmologjike në rajon! Ja sa ishte magnituda e tërmetit në shtetin fqinj

Greqia është goditur sot nga një tjetër tërmet, duke shkatuar panik. Lëkundjet sizmike patën një forcë prej 3.3 ballë të shkallës Rihter, teksa epiqendra ishte në Amorgos….

17-vjeçarja në luftë me vd*kjen, nëna apel prekës shqiptarëve: Më ndihmoni ta shpëtoj vajzën!

KLIKO PER TE DHURUAR Në moshën kur duhet të ëndërrojë për shkollën, të ardhmen dhe jetën përpara, Genta Krasniqi, një vajzë vetëm 17-vjeçe nga Prizreni, po përballet…