Nga surprizat te ndryshimet e mëdha! Çfarë sjell java më e rëndësishme e vitit për secilën shenjë

Java që sapo ka nisur pritet të jetë ndër më të rëndësishmet e vitit për të 12 shenjat e horoskopit.

E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri theksoi se takimi i shumëpritur mes Saturnit dhe Neptunit shënon fillimin e një cikli të ri me ndikim afatgjatë, duke sjellë ndryshime të forta në jetën personale, profesionale dhe financiare.

Sipas saj, kjo javë nuk është thjesht një periudhë kalimtare, por një pikë kthese që do të ndikojë në vendime madhore, lëvizje të papritura dhe riorganizim prioritetesh.

Disa shenja do të përballen me mbyllje ciklesh dhe nisje të reja, të tjera me zhvillime në karrierë, në marrëdhënie apo në çështjet ekonomike.

Nga dashuritë e papritura dhe bashkëpunimet fitimprurëse, te ndryshimet në punë, vendbanim apo në strukturën familjare, astrologia jep këshilla konkrete për secilën shenjë, duke paralajmëruar kujdes në financa për disa dhe guxim për hapa të rinj për të tjerat.

Por si do të ndikojë konkretisht kjo javë për Dashin, Demin, Binjakët dhe shenjat e tjera? Ja çfarë parashikon Chrysanthi Kalogeri për secilin prej nesh.

Dashi: Fillon që sot një periudhë shumë e rëndësishme për ju dhe do të zgjasë për dy vjet e gjysmë. Përqendrohuni te kjo javë, ku çështja kryesore është jeta juaj personale dhe jeta juaj sociale.

Nuk përjashtohet mundësia që të bëni ndryshime në lidhje me planet dhe synimet tuaja.

Megjithatë duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sferën financiare.

Qëndroni me këmbë në tokë, vlerësoni mirë situatat dhe përfitoni në sferën financiare dhe në jetën tuaj intime dhe personale, por dhe në takime që do të bëni në intimitet ne lidhje me promovimin e financave, por edhe të të gjitha planeve që keni.

Demi: Jeni një nga shenjat më të ndikuara të periudhës dhe ky eklips në fakt ndikon më tepër të lindurit në datën 18-19 dhe 20 maj. Jeni në ndryshimet e fundit që do të keni në jetën tuaj. Këto ndryshime do të realizohen deri në fund të prillit. Këto ndryshime për të gjithë ju, vijnë nga ana juaj. Ndjeheni të stresuar dhe në presion dhe doni të çliroheni nga diçka, kërkoni gjërat me takt dhe pa shpërthim. Ndërkohë që do të keni ndryshime në akset kryesore të jetës suaj, do të keni ndryshime në karrierën tuaj kryesisht. Mund të keni ndryshime pune dhe drejtimi. Gjithashtu, jini të kujdesshëm edhe me një nga prindërit tuaj. Do të keni mbështetje të fuqishme sot edhe nesër, por edhe gjatë fundjavës nga njerëzit e rrethit tuaj social.

Binjakët: Një trajektore e re hapet për ju. Do të keni ndryshime që kanë të bëjnë me të ardhmen, ndryshime që kanë të bëjnë me studimet. Kujdes në çështjet ligjore, mos u shqetësoni dhe mos i ekzagjeroni disa lajme që mund të merrni dhe mund t’iu shqetësojnë. Paralelisht bëni plane sa më afatshkurtër, sepse këto plane mund të pësojnë ndryshime. Gjithsesi, kjo javë është një periudhë shumë pozitive për jetën tuaj sociale dhe për jetën tuaj profesionale, ku do të keni rritje të të ardhurave dhe shanse për t’u ndihmuar në sferën profesionale.

Gaforrja: Kaloni edhe ju në një periudhë shumë të rëndësishme. Kalimi i Saturnit dhe i Neptunit në shenjën e Dashit kërkon që të jeni të vëmendshëm në jetën tuaj sociale, por edhe në të gjitha fushat e jetës. Prandaj duhet të jeni sa më të përpiktë dhe të organizuar, pa u lënë të tjerëve shkas për të ditur gjëra, që nuk duhet t’i dinë. Kjo javë favorizon si në fillim ashtu edhe në fund të saj, një fillim, një dashuri, një fejesë, zhvillime në jetën tuaj personale, por edhe profesionale. Më ketë eklips duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sferën financiare. Mos hyni në marrëveshje financiare me miqtë dhe jini të përpiktë në detyrimet ndaj të tjerëve.

Luani: Është një periudhë shumë e rëndësishme edhe për ju, ku tema kryesore janë bashkëpunimet dhe marrëdhëniet tuaja. Madje ekziston mundësia që të prishet një bashkëpunim apo marrëdhënie, për të krijuar një të re që do iu ndryshojë jetën profesionale, por edhe jetën tuaj sociale. Më të ndikuar jeni ju të lindurit në datën 20, 21 dhe 22 gusht, ku deri në prill jeni në fund të ndryshimeve. Kjo javë në fillim dhe fund të saj do iu sjellë mbështetje financiare dhe përfitime financiare.

Virgjëresha: Tema kryesore për ju është përditshmëria, puna juaj, ku atje mund të bëni një fillim të ri. Ku planet që do të keni për të ardhmen do të ndryshojnë përditshmërinë tuaj. Edhe pse mund që t’iu stresojë ky eklips pak në përditshmëri, ndryshimet që do të vijnë janë në favorin tuaj. Madje nga këto ndryshime favorizoheni ju të lindurit në katër ditët e fundit të shenjës. Por, jini të kujdesshëm këtej e tutje në sferën tuaj financiare. Fillimi dhe fundi i javës ju sjell shanse unike në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, një dashuri, por edhe një mbështetje të fuqishme në planet dhe në synimet tuaja.

Peshorja: Ndikoheni pozitivisht. Ka një impakt pozitiv ky eklips në jetën tuaj dhe do të sjellë zhvillime që kanë të bëjnë me fëmijët tuaj, me dashurinë dhe me investime. Megjithatë disa gjëra do iu nxjerrin nga zona juaj e komfortit, do ju befasojnë, prandaj duhet të kini shumë kujdes në hapat që do të hidhni. Do keni shanse shumë të mira në përditshmërinë tuaj dhe atje ku do të qarkulloni, mund të takoni dashurinë. Shanse shumë të mira në përditshmëri, dashuri dhe punë, ku mund të keni edhe një ngritje në detyrë.

Akrepi: Jeni një nga më të ndikuarit e shenjës, madje më të ndikuar jeni ju të lindurit më 20,21 dhe 22 nëntor, ku keni edhe ndryshimet e fundit në akset kryesore të jetës suaj. Ky eklips mund të sjellë ndryshime në familje, në vendbanime, por edhe ndryshime në jetën tuaj personale. Paralelisht java ju ofron shanse shumë të mira për dashurinë, por edhe për përfitimet. Këto ndryshime dhe dalja nga zona e komfortit, ka për synim t’iu bëjë të ndjeheni në një situatë më pozitive për të ardhmen. Që këtej e tutje kujdesuni për përditshmërinë tuaj, jini më të organizuar, por kujdesuni paralelisht edhe për shëndetin.

Shigjetari: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju në lidhje me lëvizjet dhe me kontaktet, në lidhje me promovimin që ju bëni për të plotësuar nevojat dhe dëshirat dhe për të arritur në realizimet ju dëshironi. Fillon një periudhë e re për ju në fushën e jetës suaj emocionale dhe erotike, në çështje që kanë të bëjnë me fëmijët, por dhe në lidhje me realizimin e një projekti dhe të një vepre më të madhe. Paralelisht jini më të kujdesshëm në përditshmërinë tuaj, ku disa ndryshime mund t’iu befasojnë, ose t’iu nxjerrin nga zona e komfortit. Kujdes se si do të përdorni fjalën.

Bricjapi: Ky eklips zhvillohet pikërisht në sferën financiare dhe në çdo gjë që ka të bëjë me xhepin tuaj. Madje ka një lidhje jo harmonike me Uranin që është në shtëpinë e pestë dhe kjo do të thotë, që duhet të kontrolloni shpenzimet e mëdha, që mund të bëni në lidhje me fëmijët tuaj, ose për një investim. Ky eklips mund t’iu nxjerrë pak nga zona juaj e komfortit nëse nuk e bëni me laps dhe letër. Ndërkohë kjo javë iu premton takime shumë interesante atje ku qarkulloni, por edhe zgjidhje të çështjeve financiare me rrethin tuaj. Është momenti që të përfitoni dhe të keni shanse për një bashkëpunim.

Ujori: Periudha është shumë e rëndësishme për ju. Më të ndikuarit do të jeni ju që do të keni ditëlindjen sot nesër dhe pasnesër ku do të shikoni ndryshime në akset kryesore të jetës tuaj. Madje do të keni ndryshime vendbanimi në marrëdhënie, por edhe në punë. Mos u nxitoni dhe pranojini këto ndryshime nëse do të vijnë nga jashtë. Kjo javë iu premton shumë të ardhura dhe përfitime.

Peshqit: Jeni në një periudhë të rëndësishme, ku kjo javë ju sjell shumë të mira për bashkëpunime, por edhe shanse shumë të mira për marrëdhënien tuaj emocionale. Nuk përjashtohet mundësia që të keni takime karmike, ose njerëz që do sjellin shumë pozitive në jetën tuaj dhe do e ndryshojnë atë. Megjithatë rishikojini edhe një herë planet tuaja, bëni plane sa më afatshkurtër dhe veproni në intimitet.

Related Posts

E TMERRSHME! Një tjetër v*ktimë në vend nga fot*ksina/ Burri i jep fund jetës pasi konsumoi…

Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të fotoksinës. Edhe pse të ndjerit iu dha ndihma mjekësore, sërish nuk ka arritur dot të mbijetonte. “Më…

‘Je i martuar…’ Miri bënë VEPRIMIN E ‘TURPSHEM’ ndaj Selin, plasin KOMENTET në rrjet

Raporti mes Mirit dhe Selinës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për debate, por për një gjest që ka revoltuar ndjekësit. Dyshja, e…

Horoskopi ditor, e premte 20 shkurt 2026

Dashi Ndjenjat do të jenë mjaft të favorizuara në sajë të ndikimit të Venusit në shenjë. Gjatë periudhës së fundit ka ndodhur diçka negative, të cilën nuk…

I vëllai iu arrestua si bos k*kaine në Itali, deputetja Elda Hoti ndërmerr një VENDIM të papritur për shqiptarët

Një ditë më parë në mediat shqiptare, por jo vetëm, bëri bujë arrestimi i “fantazmës”, vëllait të deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hotit. Markelian Hoti, vetëm 27-vjeç…

“Kush është kjo femër që i qendron pranë këtij njeriu”- Bashkëshortja e Rogertit flet për herë të parë për lojën e tij

Për herë të parë që nga nisja e rrugëtimit të Rogertit në “Big Brother VIP Albania”, bashkëshortja e tij ka folur publikisht në një intervistë ekskluzive për…

Ç’po ndodh këtë sezon? Selin godet *sërish* fizikisht Rogertin, pritet zarf i zi (Video)

Tensionet mes Selinës dhe Rogertit jo vetëm që nuk janë shuar, por kanë eskaluar sërish në përplasje fizike, duke bërë që banorët dhe publiku të presin masa…