Në mes të dinamikave të forta dhe debateve të shumta që kanë përfshirë shtëpinë e “Big Brother VIP”, banorët kanë marrë një moment frymëmarrjeje dhe mbështetjeje përmes platformës “Big Love”.
Një nga mesazhet që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë ai drejtuar Rogertit, i cili duket se ka ardhur nga ish-banorja, Gerta Gixhari.
Mesazhi vlerësonte lojën e tij të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, duke e motivuar të vazhdojë përpara.
Në mesazhin e shfaqur në ekranin e madh të shtëpisë shkruhej: “Rogert je më i miri! Po e shkund atë shtëpi me personazhin që ke zgjedhur… Për mua je fituesi!”.
Këto fjalë i kanë dhënë një gëzim të madh Rogertit, i cili e ka pritur me buzëqeshje dhe ka dërguar falenderimet e tij drejtpërdrejt nga ekrani.
Duke dyshuar se pas këtij mesazhi fshihet pikërisht Gerta Gixhari, ai u shpreh para banorëve të tjerë: “Në qoftë se je ajo Gerta që njoh unë, respekte Gerta Gixharit, puç!”,