Një nga banorët më të komentuar të edicionit të 5-të të Big Brother Vip është larguar nga shtëpia mëngjesin e kësaj të premte. Një lajm ky që kapi në befasi banorët e tjerë, por dhe publikun. Pas këtij njoftimi ka ardhur dhe reagimi i parë i Kristit, një postim që nuk thotë shumë, por ndoshta do të pasohet me një deklaratë në orët në vijim.
Në insta story ai ka publikuar vetëm foton ku njoftohej përjashtimi i tij, pa asnjë koment nga pas duke ngritur më shumë pikpyetjet e asaj se çfarë mund të ketë ndodhur. Kësaj here lajmi u u komunikua me atë zarfit të zi, ky deklarohej përjashtimi i tij.
Të gjitha këto detaje ngelen të zbulohen mbrëmjen e nesërme në Prime.
