Situatë kritike në aksin Librazhd-Pogradec, ura çahet dhe rrezikon të bjerë

Situata në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, vazhdon të jetë emergjente për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të urës. Ura ka pësuar çarje dhe aktualisht ekziston rreziku që ajo të shembet, ndaj kalimi i këmbësorëve nuk lejohet.

Gjatë orëve të fundit shembja ka avancuar, duke rritur rrezikun për qarkullimin në këtë segment. Për këtë arsye, mjetet e rënda, kamionët dhe autobusët nuk do të lejohen të kalojnë në zonë. Vendimi është marrë në koordinim me Policinë e Shtetit dhe do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Në njoftimin e saj zyrtar, ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve të përdorin rrugë alternative. Megjithatë, policia nuk propozon rrugë alternative për këto mjete, pasi nuk ekziston një alternativë e sigurt.

Maunet dhe autobusët që udhëtojnë nga pikat e kalimit kufitar të Kapshticës apo të Qafë Thanësnë drejtim të portit të Durrësit nuk kanë rrugë tjetër kalimi dhe prej orësh mbeten të bllokuara në rrugë.

Rrëshqitja masive e tokës në Dragostunjë, e cila ka zënë gjysmën e rrugës, rrezikon pjesën tjetër të aksit, duke e bërë të pamundur dhe shumë të rrezikshme lëvizjen e mjeteve të rënda.

Related Posts

Gazi lotsjellës te xhamia e Namazgjasë, KMSH: U dëmtuan besimtarët që po kryenin ritet fetare

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamia e Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e…

12-vjeçarja u jep leksion deputetëve analfabetë!

Dje në ambientet e sallës plenare u zhvillua ceremonia e hapjes së punimeve të Legjislaturës IV të Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë, ku të rinj të talentuar…

Doli me Zarf të Zi, zbulohet ku është Kristi Lamaj, del FOTOJA

Sot është rikthyer “Goca dhe Gra” në Top Channel. Teksa po diskutohej në lidhje me përjashtimin e Kristit nga gara e Big Brother VIP në edicionin e…

Cfare po i ndodh Berishes, detyrohet qe te beje veprimin urgjènt

Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës së opozitës në Tiranë, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është detyruar të ndërmarrë një veprim urgjent për shkak të…

I ngacmoi gruan, i shkonte tek marketi dhe! Autori mori gruan me vete!

Ngacmimi i gruas së autorit Gazmend Buçpapa, nga Egli Pashollari dyshohet se është bërë shkak për vrasjen me thikë të 31-vjeçarit pasditen e të premtes në rrugën…

Çfarë dihet deri tani për vr asjen e shqiptarit në Itali. Të dhënat e fundit

rup i pajetë i gjetur në fshatrat e Bra-s në veri të Italisë, dyshohet për ekzekutim: goditje me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës. Trupi…