“Një nënë që s’u dorëzua kurrë”, mikja propozon Anxhelën si ‘model për vajzat e Tiranës’

Një vajzë nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë të veçantë: që mikesha e saj e ngushtë, Anxhela Dervishi, të vlerësohet si një model frymëzimi për vajzat dhe gratë e reja.

Sipas saj, Anxhela është 30-vjeç, nënë e një djali 3-vjeçar dhe prej tre vitesh punon çdo ditë nga 12 deri në 14 orë, nga e hëna në të shtunë. Ajo ka arritur të ndërtojë jetën e saj nga zero, duke mbajtur mbi supe përgjegjësinë si nënë dhe profesioniste njëkohësisht.

“Ne Shqipëri promovohen shpesh modele pa vlera. Unë dua të propozoj një vajzë që ka sakrifikuar shumë, që punon fort dhe që ka ndihmuar shumë të rinj e të reja të punësohen. Ajo duhet të jetë modeli i femrës që ecën përpara në jetë,” – shkruan mikja e saj në mesazhin drejtuar redaksisë.

Në videon e dërguar, ajo shprehet:

“Sot dua të jap një mesazh për të gjitha vajzat, nënat, gratë që arrijnë gjithçka me punë dhe sakrificë. Një ndër to është mikesha ime e vjetër, Anxhela Dervishi, 30 vjeç, nënë e një djali 3-vjeçar, tashmë me profesion inxhiniere. E njoh prej 10 vitesh dhe jam shumë krenare për të. Ti meriton çdo gjë. Dua që Anxhi të jetë një model për të gjithë ato që duan t’ia dalin në jetë.”

Sipas dëshmisë së saj, Anxhela nuk është thjesht një nënë që punon dyfish për të ndërtuar të ardhmen e fëmijës së saj, por edhe një profesioniste që ka ndihmuar të rinj të tjerë të gjejnë punë dhe të ndërtojnë rrugën e tyre.

Në një kohë kur shpesh promovohen figura të lehta dhe suksese të shpejta, historia e një vajze që ka nisur nga zero dhe ka ecur përpara vetëm me punë dhe këmbëngulje, vjen si një mesazh i fortë për shoqërinë.

Sepse ndonjëherë, heronjtë e vërtetë nuk janë ata që bëjnë zhurmë, por ata që çdo ditë zgjedhin të mos dorëzohen.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…