Nga 1200 deri në 2300 euro/ Rama “hap thesin” për Policinë, ja sa do paguhen tani efektivët

Kryeministri Edi Rama është shprehur se rreth 720 efektivë policie që shërbejnë në vijën e parë të përballjes me rrezikun e lartë, do të përfitojnë rritje të menjëhershme page.

Komentet Rama i bëri në podkastin e tij flasim, ku tha se ata që do të përfitojnë janë Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale.

Sipas Ramës, një inspektor në RENEA do të paguhet tanimë afro 1.600 euro, ndërsa një drejtues në këtë strukturë do të arrijë në afro 2.300 euro.Po ashtu kryeministri njoftoi se për forcat operacionale, paga e një inspektori do të shkojë rreth 1.200 euro, ndërsa për një kryekomisar mes 1.600 dhe 1.700 euro.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Rreth 720 efektivë të Policisë së Shtetit, ata që shërbejnë në vijën e parë të përballjes me rrezikun më të lartë, do të përfitojnë rritje të mëtejshme page. Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale do të mbështeten ende më shumë për punën sfiduese dhe të vyer që bëjnë në shërbim të komuniteteve, në shërbim të atdheut tonë të përbashkët.

Një inspektor në RENEA do të paguhet tanimë afro 1.600 euro, ndërsa një drejtues në këtë strukturë do të arrijë në afro 2.300 euro. Për forcat operacionale, paga e një inspektori do të shkojë rreth 1.200 euro, ndërsa për një kryekomisar mes 1.600 dhe 1.700 euro.

Bashkë me investimet serioze në teknologji, trajnim dhe pajisje, kjo rritje është një pjesë tjetër e qasjes konstante për forcimin e rendit dhe vendosjen e një raporti sa më të drejtë mes kërkesës për rezultate dhe vlerësimit sa më të përshtatshëm të këtyre rezultateve.

Related Posts

E rëndë në Itali: 20-vjeçari shqiptar dh*non nënën në ditëlindjen e tij dhe hidhet në det, vijojnë kërkimet në Civitanova

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar dyshohet se ka dhunuar brutalisht nënën e tij gjatë mbrëmjes së ditëlindjes dhe më pas…

Paralajmerimi i meteorologut: Çfarë na pret në Mars

Meteorologu Hakil Osmani njoftoi se fundjava do të karakterizohet kryesisht nga mot i qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell, me përjashtim të disa momenteve të pakta…

Gruaja e Saimir Tahirit rrëfen betejën e forte

Një rrëfim tronditës ka dalë së fundmi në dritë, duke hedhur dritë mbi një betejë personale të mbajtur për vite me radhë larg vëmendjes publike. Gruaja e…

Vjen deklarata e forte. Ja çfarë do të ndodhë më 28 shkurt në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare, duke bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve në Tiranë. Sipas deklaratave të bëra…

Shenjat e ZODIAKUT që do të përjetojnë DASHURI të reja por jo vetëm

Viti 2026 duket se është në anën e disa shenjave të zodiakut. Pas disa viteve sfida dhe pasigurish, ato kanë gjetur drejtimin e tyre dhe tashmë asgjë…

Rama që në mëngjes jep lajmin e mirë për pensionistët

Rreth 167 milionë euro janë depozituar në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve. Lajmi i mirë u konfirmua nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se qeveria…